Dua Lipa tregon qëllimin e 'Festivalit Sunny Hill', dalin në shitje biletat

Dua Lipa tregon qëllimin e 'Festivalit Sunny Hill', dalin në shitje biletat

Dua Lipa

Dalin në shitje biletat për 'Festivalin Sunny Hill' që do të mbahet në Parkun e Gërmisë në datat 10,11,12 Gusht. Ylli që do të performojë në Fevstival do të jetë këngëtarja shqiptare me famë botërore Dua Lipa. Pas sukseseve të saj të njëpasnjëshme ajo është shprehur tejet e lumtur që do të performojë në' Festivalin Sunny Hill'. Krahas saj do të performojnë dhe këngëtarët më të famshëm shqiptarë si Ledri Vula, MC Kresha, Lyrical Son, Dafina Zeqiri, Gjiko, Lumi B, Buta, Kidda, ODA, Jericho, Gamblemania, Asgjë Sikur Dielli, Genc Salihu, Shpat Deda, Dren Abazi dhe Zig Zag Orchestra, Gon & Sonik, Rrrron dhe Ylli Megi.

Nëpërmjet një postimi në Instagram ajo shpreh entuziazmin për pjesëmarrjen e saj në 'Festivalin Sunny Hill'.

Jam shumë krenare me babanë tim, Dukagjin Lipa, i cili pati një ide dhe një ëndërr dhe po bën pikërisht atë që ka thënë se do ta bëjë. Dua të mendoj se e kam trashëguar një pjesë të këmbënguljes dhe etjes për sukses  nga dy prindërit e mi, të cilët më kanë dëshmuar se puna e madhe gjithmonë rezulton me sukses. Ai kishte idenë të krijonte një festival në Prishtinë, Kosovë, me shumë yje ndërkombëtare dhe shqiptar, për të ndihmuar që Kosova të shfaqej kulturalisht në hartë. Kemi pasur fatin që miqtë tanë na janë bashkuar për një prej formacioneve më argëtuese dhe më të ndryshme muzikore në rajon. Festivali Sunny Hill do të mbahet këtë vit në Parkun e Gërmisë, ndërsa 25 përqind e përfitimeve nga shitjet e biletave do të shkojnë për ‘Fondacionin Sunny Hill’ për të ndihmuar rininë e Kosovës në artet kreative. Jam shumë e gëzuar që do t’i kem disa ditë para festivalit për të punuar për bamirësi dhe për ta vizituar qytetin tim. Bileta janë në dispozicion përmes sunnyhillfestival.com! Shihemi atje”.

Dua Lipa

 

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Thomas Brdaric thotë fjalët e parë pas rikthimit te Vllaznia: Të 'marrim hak' kundër Egnatias, kopjojmë Leverkusenin

Thomas Brdaric thotë fjalët e parë pas rikthimit te Vllaznia: Të 'marrim hak' kundër Egnatias, kopjojmë Leverkusenin