Opozita ka kërkuar rivotimin e ligjit për Teatrin Kombëtar nëpërmjet Edmond Spahos dhe pasi iu refuzua kjo kërkesë nga Vasilika Hysi, deputetët e opozitës u larguan nga salla e Kuvendit.
Ndërsa në emër të grupeve parlamentare opozitare ka folur Edmond Spaho nga PD, i cili tha se votimi i ligjit për teatrin ishte i parregullt, ndaj duhet të përsëritet. Por kjo gjë nuk u mor parasysh, Spaho deklaroi se opozita do të largohet nga seanca, pasi nuk mund të qëndrojnë në një Kuvend ku vidhet vota.
Ne duam të rivotohet ligji për prishjen e teatrit Kombëtar sepse një nga deputetët e maxhorancës kishte votuar edhe për një deputet të opozitës. Dhe kryetari i Kuvendit porosit i që të mblidhej këshilli i votimeve dhe procedurave, i cili u mblodh dhe vërtetoi qëndrimin e opozitës që votimi në emër të një deputeti të opozitës ishte kryer pavarësisht nga pretendimet e palëve se kush e kishte kryer. Sa kohë që ky votim ka qenë i parregullt në përputhje me rregulloren duhet të përsëritet. Për rrjedhojë në emër të grupeve të opozitës, kërkoj që të rivotohet ligji për teatrin pasi ka qenë i parregullt. Për shkak se ju nuk lejoni që të korrigjohet ky veprim i gabuar nga ana e Kuvendit, në shenjë proteste, ne do largohemi nga kjo seancë pasi nuk mund të qëndrojmë në një kuvend ku vidhet vota edhe kur nuk ka nevojë për ta bërë këtë.
![]()
Edmond Spaho, deputet i PD
Lajmi kryesor:
Kuvendi/ Berisha debat me Leskajn e KLSH-së: Këtyre thuaju hajdutë të 1.2 mld €
/Shqiptarja.com
