Ekskluzive/ Si e emëroi Berisha gjyqtarin Dizdari, roli i grupit të tij

Përpos ish-presidentit Bujar Nishani dhe ish-kryetares së Kuvendit Jozefina Topallit, një grup deputetësh në Komisionin e Ligjeve kanë pasur rol vendimtar për zbatimin e strategjisë së Sali Berishës, për të emëruar njerëzit e tij të besuar në Gjykatën Kushtetuese dhe Gjykatën e Lartë, pak para se të rrëzohej nga pushteti. Ashtu si anëtari i Gjykatës së Lartë Admir Thanza, sot në prag shkarkimi për shkak të lidhjeve me krimin, fshehjen e dënimit në Itali dhe fshehjen e pasurisë, edhe Gani Dizdari, i cili sipas Vetingut ka fshehur pasurinë dhe ka kontakte me krimin, është emëruar në Gjykatën Kushtetuese falë koordinimit të Berishës, Nishanit, Topallit dhe një grupi deputetësh në Komisionin e Ligjeve, pak para zgjedhjeve të 2013.

Skema është e njëjtë: Nishani ka propozuar kandidatin, Komisioni i Ligjeve e ka miratuar me shpejtësi, Berisha ka bindur deputetë e PD për ta votuar, ndërsa Topalli është kujdesur për votimin final. Grupi i ish-deputetëve në Komisionin e Ligjeve që kanë miratuar të gjitha dekretet e Nishanit, në rastin e konkret edhe të Gani Dizdarit, përbëhej nga Ilir Rusmali ish-kryetar i komisionit, Viktor Gumi, Enkelejd Alibeaj, Paulina Hoti, Ylli Lama, Fatos Hoxha, Ilir Bano, Tritan Shehu, Dashnor Sula, Astrit Bushati, Edi Paloka, Arenca Trashani, Gent Strazimiri dhe Fatbardh Kadilli. Gjatë nxitimit të për të bërë këto emërime, ish-kryeministri Berisha ka hasur në rezistencën e Partisë Socialiste, asokohe në opozitë. Shqiptarja.com zbardh procesverbalin e mbledhjes së Komisionit të Ligjeve të 26 Marsit 2013, ku është shqyrtuar dekreti i ish-presidentit Nishani për emërimin e Gani Dizdarit në Gjykatën Kushtetuese.


Faksimile e proçesverbalit të Komisionit të Ligjeve

Gjatë mbledhjes, Pandeli Majko, në emër të PS, ka kundërshtuar emërimet në Gjykatën Kushtetuese dhe Gjykatën e Lartë, me pretendimin se ende nuk ishin shqyrtuar disa dekrete të formuara nga ish-presidenti Bamir Topi. “Nuk e di se si i shihni ju gjërat e funksionimit të shtetit, me pazare apo pa pazare, me blerje apo pa blerje, por këtë histori e kini filluar ju dhe po e mbaroni ju. Ne nuk mund të marrim pjesë në këtë histori çorbë, kur ka disa dekrete të depozituara, të cilat për arsye tuaja politike, nuk i sillni për t’i shqyrtuar, por na sillni të tjera”, tha Majko.

Ilir Rusmali
Ilir Rusmali, asokohe kryetar i Komisionit të Ligjeve, tha se ishte detyra e tij për t’i shqyrtuar dekretet. “Ata duan t’i dalin përpara situatës. Me sa duket z. Rama është i bindur për humbjen e zgjedhjeve, prandaj po i del të keqes përpara. Sot po inauguron sulmin ndaj Gjykatës Kushtetuese. Ky është vullneti politik i z. Rama dhe kjo është domethënia e largimit të tyre sot, në kundërshtim kjo me Kushtetutën. Por kjo nuk na pengon të bëjmë detyrën tonë që t’i marrim në shqyrtim sipas rregullore dhe t’ia kalojmë Parlamentit opinionin e komisionit tonë. Ne e kemi kuorumin. Ne kemi vullnetin”, tha Rusmali.

Ish-anëtarët e Komisionit të Ligjeve që miratuan dekretet
Ilir Rusmali
Viktor Gumi
Enkelejd Alibeaj
Paulina Hoti
Ylli Lama
Fatos Hoxha
Ilir Bano
Tritan Shehu
Dashnor Sula
Astrit Bushati
Edi Paloka
Arenca Trashani
Gent Strazimiri
Fatbardh Kadilli

Debatet në Komisionin e Ligjeve për dekretet
-Ilir Rusmali: Kemi ftuar në komision kandidatët, të cilët janë emëruar me dekret të Presidentit, për zhvillimin e seancës dëgjimore. Do të filloja menjëherë me seancën dëgjimore me kandidatët, duke nisur me kandidatët për anëtar të Gjykatës Kushtetuese, zotërinjtë Besnik Imeraj dhe Gani Dizdari.

-Pandeli Majko: Para disa ditësh, Presidenti i Republikës ftoi kryetarin e grupit parlamentar në një negociatë me opozitën. Kemi deklaruar se ky proces është antikushtetues. Aktualisht në Kuvendin e Shqipërisë janë ende të depozituara dekretet e vjetra të Presidentit që u larguar për shkak të mbarimit të mandatit, pra të z. Topi. Shteti shqiptar nuk funksion me emra individësh, por me logjikën e vazhdimësisë ligjore, juridike dhe kushtetuese. Këto dekrete Kuvendi nuk i ka shqyrtuar ende. Tani, vjen një President tjetër dhe na sjellë dekrete të mbivendosura.

Shteti nuk funksion kështu. Nuk e di se si i shihni ju gjërat e funksionimit të shtetit, me pazare apo pa pazare, me blerje apo pa blerje, por këtë histori e kini filluar ju dhe po e mbaroni ju. Z. Topi nuk e kam votuar unë. Ne nuk mund të marrim pjesë në këtë histori çorbë, kur ka disa dekrete të depozituara, të cilat për arsye tuaja politike, nuk i sillni për t’i shqyrtuar, por na sillni të tjera. Po flas në emër të të gjithë kolegëve, se nuk duam të merremi me karakteristikat individuale të një procesi. Mendojmë thellësisht se ky është një proces jo transparent, është antikushtetues dhe nuk mund të bëhemi pjesë e këtij procesi.

-Ilir Rusmali: Nëse merrni apo jo pjesë në mbledhje, kjo nuk është çështje procedurale, por është çështje e vullnetit politik. Pse vazhdimisht kolegët e opozitës, përfaqësues të popullit, braktisin detyrën duke lënë në baltë shqiptarët? Ata i lënë në baltë shqiptarët, përbuzin Kushtetutën dhe detyrën për shkak të një vullneti politik. Në rastin konkret, vullneti politik ka një prapavijë të qartë dhe konkrete. Sot jemi në një procedurë plotësimi të disa vendeve vakante në dy organe të rëndësishme, në Gjykatën Kushtetuese dhe të Lartë. Vendet vakante nuk kanë lidhje me atë që tha z. Majko e as me ndonjë motiv tjetër. Po plotësohen dy vende vakante në Gjykatën e Kushtetuese. Qëllimi i kolegëve është i pastër: Ata braktisin detyrën se nuk duna të shprehen për procedurën, nuk duan të votojnë kandidatët. Pse? Mos vallë kanë ndonjë gjë kundër tyre? Jo, asgjë.

I duan, i nderojnë dhe i respektojnë po aq sa i duam dhe i respektojmë ne. Por, kanë një problem. Kanë frikë se pas dy muajsh do të humbin zgjedhjet. Kanë frikë se pas dy muajsh do të përplasen në Gjykatën Kushtetuese, por shpresoj që zotërinjtë e nderuar që janë këtu, do t’ju thonë socialistëve: ‘E keni gabim dhe jeni duke vepruar në kundërshtim me Kushtetutën dhe ligjin. Qëndrimi juaj është i pajustifikuar”. Ata duan t’i dalin përpara situatës. Me sa duket z. Rama është i bindur për humbjen e zgjedhjeve, prandaj po i del të keqes përpara. Sot po inauguron sulmin ndaj Gjykatës Kushtetuese. Ky është vullneti politik i z. Rama dhe kjo është domethënia e largimit të tyre sot, në kundërshtim kjo me Kushtetutën. Por kjo nuk na pengon të bëjmë detyrën tonë që t’i marrim në shqyrtim sipas rregullore dhe t’ia kalojmë Parlamentit opinionin e komisionit tonë. Ne e kemi kuorumin. Ne kemi vullnetin. 

-Gani Dizdari: I njoftuar për vendet vakante në Gjykatën Kushtetuese, iu drejtova Presidentit të më përzgjedhë mua si kandidaturë për këtë vend, duke menduar se plotësoj kushtet morale dhe profesionale për të ushtruar këtë funksion. Në kushtet konkrete Presidenti (Nishani) i mori parasysh ato, prandaj ndodhem sot përpara jush në këtë seancë.

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Deutschland: 19/07/2018 09:49

    O plerat e PD bashke me Sali Kriminelin e Shikoni se cfar keni berë, e verteta vonon por del.

    Përgjigju
  • Babalja: 13/07/2018 20:44

    E emeroi per interesat e tij, ja si e emeroi

    Përgjigju
  • Besford këlluf gjoleka: 13/07/2018 18:16

    O popull Shqiptar shikoni se çfar i ka bër kryekrimineli Shqipris . Ky maskara i lindur shkatroi gjithçka që ishte ngritur me gjakun dhe djersën e popullit . Nëqoftëse ka ZOT KRYEKRIMINELI salhe qelbësira duhet të paguaj 7 breza .

    Përgjigju
  • Highlanderi: 13/07/2018 17:04

    O Vini! Cfardo operacioni ti besh zorresh se trashe ajo prape te njejtin produkt qet.Ndaj dhe gjithe gjyqtaret e prokuroret e emeruar nga Berisha e Nishan Kopani jane jashtqitje. Tung.

    Përgjigju
  • Andi: 13/07/2018 07:36

    Berisha e perdori grupin e tij ne komisionin e ligjeve per te kapur gjykaten e larte dhe kushtetuese, me pas e ndeshkoi

    Përgjigju
  • Vini: 13/07/2018 07:33

    Prandaj luftuan me te gjitha mjetet kunder vetingut. Si ka mundesi qe te gjithe gjyqtaret e emeruar nga berisha dhe nishani po dalin te korruptuar?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet