Familja në kushte të mjerueshme, Rama publikon pamjet: Shtëpinë do e rindërtojmë para dimrit

Familja në kushte të mjerueshme, Rama publikon pamjet: Shtëpinë do e rindërtojmë para dimrit

Edi Rama në familjen Sharku në Gramsh

Kryeministri i vendit, Edi Rama, prej disa ditësh është ndalur në disa familje, të cilat jetojnë  në varfëri ekstreme, jetojnë në shtëpi pothuajse të shembura, të cilave iu premton ndihmë.

E ndërsa këtë të dielë, Rama ka publikuar një video nga fshati Pishaj në Gramsh, ku është ndalur në shtëpinë e Kujtim Sharkut, ku dy prindërit me katër fëmijët jetojnë në kushte të mjerueshme.

Pamje nga momenti kur kryeministri viziton familjen Sharku në Gramsh

Pasi bashkëbisedon me ta, kryeministri u premton se do gjendet një zgjidhje për riparimin e shtëpisë dhe ndërkohë ata do strehohen diku tjetër. Madje iu bën me dije se shtëpia do të ndërtohet sa më shpejtë, në mënyrë që mos ti kapë dimri jashtë.

Me urimin që këta katër fëmijë t’ia dalin sa më mirë në shkollë këtë vit si edhe me të gjithë vëmendjen për të përmirësuar sa më parë kushtet e jetesës për ta e për këdo që si ata ka nevojë për një ndihmë të veçantë, ju uroj një të diel të qetë.

Edi Rama

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • redi: 16/09/2018 17:53

    Vemendja e qeverise per familjet ,qe jane ne mjerim te skajshem .duhet te jete me e madhe Pershendes zotin Rama , per vemendjen e tij ,per kete kontigjent , por ministria dhe sidomos bashkite duhet te njoftojne qeverine per kwta familje, dhe ne bashkepunim me kompanite private mund te ndihmojne ne zgjiidhjen e tyre . Kompanite te marrin shembull nga i sukseshmi Saimir Mane i Balfin grup ,qe ka kohe qe ndihmon shtresat ne nevoje . Bravo Ranes dhe qeverise se tij qe mundohet qe vargjet e Migjeni se , kafshate qe skaoerdihet or vlla mjerimi, te mos jene aktuale dhe sot

    Përgjigju
  • Zenuni: 16/09/2018 16:12

    Si kjo familje eshte 60/100 e popullsise shpresojme qe Rama tu ndertoje shtepite jo vetem nje per show para votimeve

    Përgjigju
  • life: 16/09/2018 11:43

    edhe kur ben nje gje te mire qeveria prap hidhet vrer.o popull mundohuni te mos jeni militand si ne futboll e ne politike.duhet te vleresoni punen e jo ngjyrat e partive.

    Përgjigju
  • Robshi: 16/09/2018 10:31

    Skene tipike telenovelash ku autori ngushellon viktimen pas nje tragjedie familjare...

    Përgjigju
  • zapartament me QERA NE ...: 16/09/2018 09:23

    KUSH I Ben inventaret e SHTEPIVE SUBASHI I FIERIT ?? BAFTJAR ZEQO QE UA VODHI FONDET APO HAXHI KALLUCI.??

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Sarandë, 2 vite burg biznesmenit Pando Papuçi I Konfiskohet pallati 7 katësh në ndërtim e sipër! Ishte pa leje

Sarandë, 2 vite burg biznesmenit Pando Papuçi I Konfiskohet pallati 7 katësh në ndërtim e sipër! Ishte pa leje