POP 5

Lajmet më të lexuara të 5 minutave të fundit

Festa e Bostanit mbledh mijëra pushues në Karavasta, Klosi: Sezoni merr tjetër ngjyrë

Prodhues dhe përpunues të bostanit, ekspozuan dhe tregtuan për pushuesit,  në festën e bostanit në Divjakë varietetet e ndryshme të bostanit, gatime me bazë shalqini dhe pjepri, si, lloje të ndryshme sallatash, tortat me bostan, gliko të ndryshme dhe ëmbëlsira të tjera me këtë bazë. Ministri i Turizmit dhe Mjedisit z. Blendi Klosi ishte i pranishëm në natën e fundit të zhvillimit të këtij panairi lokal. Klosi theksoi se ideja e festave të sezonit, është për t’i  dhënë një shtysë agroturizmit për të qenë pjesë e zhvillimit turistik.

 “Kjo është ideja jonë e festave të sezonit, festa të cilat nuk janë vetëm për të krijuar një atmosferë më të mirë për turistët që frekuentojnë plazhet tona, por më shumë se kaq duam që prodhimi vendas të promovohet, duam që tregtarët të shesin më shumë produktet e tyre dhe ajo çfarë ne kemi thënë, agrobiznesi, agroturizmi të jetë pjesë e zhvillimit të këtij sezoni. Jemi këtu dhe do të vazhdojmë të jemi gjatë gjithë sezonit nga veriu në jug për të mbështetur kryetarët e bashkive, pushtetin lokal në organizmin e këtyre aktiviteteve të thjeshta, por që i kanë dhënë sezonit një ngjyrë, një buzëqeshje krejt tjetër. Shumë faleminderit studentëve të projektit Smile të cilët janë të palodhur në ushtrimin e aktivitetit të tyre dhe mikpritjes e cila tashmë është bërë një histori shumë e bukur buzëqeshjeje në të gjithë Shqipërinë’’ – deklaroi ministri Klosi.

Kreu i turizmit gjithashtu ndoqi itinerarin më të ri turistik në zonën e Divjakës, shëtitjen me varka në lagunë. Së bashku me vëzhgimin e zogjve dhe investimin e realizuar nga bashkia e Divjakës për ngritjen e një kulle vrojtimi, itinerari me varka plotëson agjendën e turistëve të huaj që kërkojnë më shumë se turizmin e rërës.

Festa e Bostanit mbledh mijëra pushues në Karavasta, Klosi: Sezoni merr tjetër ngjyrë

f.g./al.sp.
Komento

Komente

  • bib gjeli: 31/07/2018 14:12

    festa e bostanit hahahahahahaah ja po e bostonit yyyyyt malok i trash njihen fill kater cepshat.

    Përgjigju