Festohet Pashka Ortodokse në Shqipëri, ja disa nga simbolet e saj

Kur i referohemi festës së Pashkëve Ortodokse nuk mund të mos në mendje na vjen veza e kuqe, buka e ëmbël, flaka e shenjtë, dhe mishi i qingjit.
Vezët janë simbol i jetës, ndërsa ngjyra e kuqe simbolizon sakrificën e Jezu Krishtit, që është e mbyllur dhe e përgjumur brenda lëvozhgës së saj, ndërsa ngjyra e kuqe e vezëve simbolizon sakrificën dhe në rastin konkret, sakrificën e Krishtit, simbolikë e fitores, gëzimit dhe jetës.
Pjesë tjetër e traditës së Pashkës Ortodokse është buka e pashkës, ku vendoset veza e kuqe në mes, e cila duke qenë e ëmbël shpreh kuptimin e ëmbëlsisë dhe lumturisë të cilat i përmbajnë fjalët e Zotit dhe lutjet e besimtarëve.
Zakonisht në traditën ortodokse vezët ngjyrosen ditën e enjte para Pashkëve dhe konsumohen ditën e dielë ose në ditët në vazhdim.



Simbolet e Pashkës Ortodokse
Kryqi
Është simbol i kryqëzimit, i kundërt me atë të Ringjalljes. Në Këshillin e Nikesë, Konstandini dekretoi që kryqi do të ishte simboli zyrtar kristian dhe ortodoks.

Qengji
Një prej simboleve më të zakonshëm, sidomos i përdorur gjatë Pashkëve Ortodokse, është qengji. Origjina e përdorimit të tij është e lidhur drejtpërdrejtë me çlirimin e hebrenjve. Në kohët e lashta, hebrejtë flijonin një qengj gjatë festave. Ata e lidhin festën e gëzueshme të Pashkës me çlirimin e hebrejve nga skllavëria në Egjipt, me shpëtimin nga vdekja, e përfaqësuar me Ringjalljen. Popullariteti i qengjit, si ushqim kryesor i Pashkës Katolike dhe Ortodokse, është i lidhur me rëndësinë e tij si simbol. 

Qirinjtë e Pashkës
Ndezja e qirinjve të Pashkës Ortodokse është traditë e njohur nga kisha katolike-romane, ortodokse dhe anglikane. I vendosur në një cep pranë altarit, qiriri ndizet të shtunën në mbrëmje, gjatë festimeve në vigjilje të Pashkës dhe nga flaka e tij ndizen të gjithë qirinjtë e tjerë të kishës. Rituali i kremtimit të zjarrit e ka zanafillën në shek.IV. Qiriri i Pashkës simbolizon Krishtin ndërsa flaka, Ringjalljen e tij si “drita e botës”. 

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

I dënuari në Itali me 10 vite burg, fshihej në Shqipëri! Arrestohet 29 vjeçari me 3 emra

I dënuari në Itali me 10 vite burg, fshihej në Shqipëri! Arrestohet 29 vjeçari me 3 emra