Fier, plagosi me thikë dje 63-vjeçarin, arrestohet autori

Fier, plagosi me thikë dje 63-vjeçarin, arrestohet autori

Në foto Petraq Gjika, personi i plagosur

FIER- Arrestohet në flagrancë  Xhevat Bregu, 52 vjeç, banues në Mbrostar. Pasi plagosi me thikë ditën e djeshme Petraq Gjikën gjatë një konflikti për një vend pune si roje nate, 52-vjeçari u largua nga vendngjarja. Nga plagosja Gjika mori plagë të rënda, i cili aktualisht  ndodhet në Spitalin Rajonal Fier nën kujdesin e mjekëve.

Ndërsa shërbimet e policisë së Fierit, pasi morën njoftimin organizuan punën dhe gjatë mesnatës bënë të mundur kapjen dhe arrestimin në flagrancë të autorit të ngjarjes. Ndërkohë materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale "Vrasje e mbetur në tentativë" dhe "Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja e armëve të ftohta".

Njoftimi i policisë 

Eshte dhene dje mbasdite ,zyrtare e policia Plagos me mjet prerës një shtetas, policia identifikon dhe kap autorin.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda në Drejtorinë Vendore Fier arrestuan në flagrancë shtetasin:

-Xhevat Bregu, 52 vjeç, banues në Mbrostar, Fier.

Në datën 04.07.2018, rreth orës 18:20, në lagjen "8 Shkurti" për motive të dobëta janë kofliktuar shtetasit Xhevat Bregu dhe P.Gj, 63 vjeç, banues në Daullas, Fier.

Gjatë konfliktit shtetasi Xhevat Bregu ka goditur me mjet prerës (thikë) shtetasin P.Gj i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Fier nën kujdesin e mjekëve. Autori pasi ka goditur shtetasin P.Gj është larguar nga vendngjarja.

Shërbimet e policisë pasi morën njoftimin organizuan punën dhe gjatë mesnatës bënë të mundur kapjen dhe arrestimin në flagrancë të tij. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale "Vrasje e mbetur në tentativë" dhe "Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja e armëve të ftohta" parashikuar nga Nenet 78, 22 dhe 279 të Kodit Penal.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm (EMRAT)

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm (EMRAT)