Gjirokastër, sherr në familje pasi doli nga qelia, kryeplaku i fshatit godet me thikë të atin

Gjirokastër, sherr në familje pasi doli nga qelia, kryeplaku i fshatit godet me thikë të atin

Foto ilustruese

Arrestohet Altion Caca 30 vjeç, kryeplak i fshatit Zhapokikë Bashkia Memaliaj. Arrestimi i tij ka ardhur pasi ka qëlluar me thikë të atin. Ngjarja ka ndodhur në orën 15:00 të ditës së sotme në banesën e tij në fshat. Goditja me thikë ka shkaktuar plagë serioze ndaj të atit tij i cili fatmirësisht i shpëtoi vdekjes dhe ndodhet i shtruar në spitalin e Gjirokastrës jashtë rrezikut për jetën.

Burime nga Report Tv bëjnë të ditur se Altion Caca një javë më parë ka qenë i arrestuar pasi nuk denoncoi në polici mbjelljen e disa rrënjëve kanabis nga një banor i fshatit dhe për këtë atij iu dha nga Gjykata e Gjirokastrës masa e arrestit detyrim paraqitje. Aktin e sotëm tentativë vrasjeje ndaj të atit te vet, Caca 30 vjeçar e ka kryer në kushtet e depresionit.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • U dhjefsha kryeleshtë..: 23/07/2018 23:18

    Kryeleshë anadollakë , neandërtalë baj ga kryeleshash fshatrash të prapambetur!

    Përgjigju
  • Erik: 18/07/2018 18:48

    Kryeplak nga 25-35 vjecar eshte qesharake kur degjon. Quajini i forti ose i çmenduri i fshatit, se per gje tjeter pozitive nuk shquhen keta. Kalbeni zhulsin ne burg.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Zyrtare/ Vllaznia prezanton Thomas Brdaric, zëvendëson Osmanin në stol! Trajneri flet shqip (VIDEO)

Zyrtare/ Vllaznia prezanton Thomas Brdaric, zëvendëson Osmanin në stol! Trajneri flet shqip (VIDEO)