Gjosha për Report Tv: Nuk njeh Shqipërinë, diplomaci nuk do të thotë të lexosh libra

Deputetja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Klajda Gjosha është shprehur Report Tv se refuzimi i emërimit të Gent Cakajt për të qenë në krye të Ministrisë së Jashtme ka qenë tërësisht i merituar. 

Ajo tha se ndaj figurës së Cakajt gjithnjë ka pasur pikëpyetjet e saj që lidheshin drejtpërdrejtë për eksperiencën. 

“Pikëpyetjet kanë qenë për eksperiencën e tij, mos njohjen e Shqipërisë. Diplomacia nuk do të thotë të lexosh libra, por eksperiencë”, u shpreh Gjosha.

Duke përmendur edhe besueshmërinë e kërkuar brenda institucionit të MEPJ-së, deputetja e LSI-së e cilësoi vendimin e Metës të bazuar në Kushtetutë.

“Certifikata e sigurisë rrezikon sigurinë kombëtare. Në MEPJ kalojnë dokumente sekrete,në krye duhet të jetë një ministër i besueshëm”, tha ajo duke shtuar në fund se Partia Socialiste ka mjaft figura të besueshme nga ku mund të zgjidhet ministri i ri i Jashtëm.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Hinglateri: 10/01/2019 16:40

    Kjo e nheh doplomacine nga kembet perpjete

    Përgjigju
  • durres: 10/01/2019 15:44

    Kjo Gjosha u be ministre ne moshen 29 vjece.....si mund ta njihte me mire Shqiperine kjo..... Trajtim i padrejte

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Tatimi për profesionet e lira, Tabaku: Goditet shtresa e mesme, taksë që cenon Kushtetutën

Tatimi për profesionet e lira, Tabaku: Goditet shtresa e mesme, taksë që cenon Kushtetutën