POP 5

Lajmet më të lexuara të 5 minutave të fundit

Gjukanoviçi fiton zgjedhjet presidenciale në Mal të Zi

Milo Gjukanovic i gezohet fitores presidenciale

Milo Gjukanoviç rikthehet në krye të politikës në Mal të Zi me një fitore të qartë në zgjedhjet presidenciale. Ndonëse një figurë polarizuese, Gjukanoviçi ka mbështetjen e Perëndimit për arsye gjeopolitike.

Kandidati i Partisë Demokratike të Socialistëve (DPS), Milo Gjukanoviç u rikthye nga pensionimi i vetëimponuar në detyrat qeveritare, për të arritur një fitore të konsiduerueshme në zgjedhjet presidenciale të së dielës.

Sipas rezultateve jopërfundimtare të Qendrës për Monitorimin e Zgjedhjeve (CEMI) të publikuara të dielën në darkë, Gjukanoviçi fitoi 53.8 përqind të votave, kurse sfiduesi i tij kryesor Mladen Bojanic, 33.5 përqind.

Numërimi jopërfundimtar i votave nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve e konfirmoi këtë tendencë, duke i dhënë 56 vjeçarit Gjukanoviç përparësi edhe më të madhe. Asnjëri prej gjashtë kandidatëve të tjerë nuk arriti të mbledhë një numër dyshifror votash.

Fitorja e re do të thotë kthimin e Gjukanoviçit në postin që ai e ka mbajtur prej viteve 1998 deri 2002.

Mali i Zi mbështet të gjitha sanksionet e Perëndimit kundër Rusisë


Përveç tri pushimeve që ka bërë nga postet, ai ka qenë që prej vitit 1991 ose president ose kryeministër.

DPS ka qenë në pushtet gjithë kohën dhe Gjukanoviçi e ka drejtuar partinë që në vitin 1991. Ai deklaroi se vendosi të rikthehet me DPS në mënyrë që të mbrojë kursin properëndimor të Malit të Zi përballë tensioneve rajonale dhe fërkimeve globale midis NATO-s dhe Rusisë.

Vitet e fundit Gjukanoviçi e largoi Malin e Zi nga aleanca tradicionale e ngushtë me Rusinë. Ai e akuzoi Moskën për përfshirje në një përpjekje për grusht shteti në ditën e zgjedhjeve të fundit parlamentare në tetor 2016. Podgorica ka mbështetur të gjitha sanksionet perëndimore kundër Moskës.

Mali i Zi me 620.000 banorë u anëtarësua në NATO më 2017 dhe po zhvillon negociata për anëtarësim në BE. Si figurë, Gjukanoviçi polarizon jo vetëm në Mal të Zi, por edhe në plan ndërkombëtar. Kundërshtarët e akuzojnë për nepotizëm dhe për korrupsion masiv si dhe për praktika diktatoriale. Një numër anëtarësh të familjes së tij mbajnë pozicione të larta politike, gjyqësore dhe në biznes./DW

Ora 13:26
Meta përshëndet fitoren e Gjukanoviçit në Mal të Zi: Shënjë e orientimit euro-atlantik!

Fitoren e Milo Gjukanoviç në zgjedhjet presidenciale në Malin e Zi e ka përshëndetur edhe Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta.

Meta e ka vlerësuar fitoren e Gjukanoviçit si një shenjë e kursit euro-atlatik nga është i orientuar vendi fqinjë.

Sipas Metës, zgjedhja e Gjukanoviçit do të luajë rol të rëndësishëm në përmirësimin e mëtejshëm të marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Malit të Zi.

Mesazhi i Ilir Metës për Gjukanoviçin:

I Nderuar Zoti Ðukanović,

Urime për fitoren bindëse që në raundin e parë të zgjedhjeve të djeshme presidenciale në Mal të Zi. Ju uroj nga zemra shumë suksese në drejtimin e mëtejshëm e të suksesshëm të Malit të Zi.

Fitorja Juaj ishte një mbështetje e qartë për konsolidimin e orientimit euroatlantik dhe evropian të vendit, si dhe garanci për forcimin e mëtejshëm të paqes dhe bashkëpunimit rajonal.

Jam i bindur se, gjatë mandatit Tuaj në drejtimin e Malit të Zi, marrëdhëniet e shkëlqyera e të fqinjësisë së mirë midis dy vendeve tona do të forcohen dhe zgjerohen edhe më tej. Ju siguroj për vullnetin dhe dëshirën time për të punuar ngushtë me Ju në të ardhmen, në dobi të forcimit të këtij bashkëpunimi, por edhe për forcimin e paqes, stabilitetit dhe zhvillimit të rajonit tonë të përbashkët, ku dy vendet tona po japin një shembull të shkëlqyer.

Me dëshirën për t’Ju takuar në një rast sa më të parë, ju lutem pranoni, Zoti President i Zgjedhur, shprehjen e konsideratës sime më të lartë.

Komento

Komente

  • agim: 16/04/2018 14:09

    Gezohem qe presidenti te mbai premtimet per mosnjohen e demokracionit te kufirit mi dis trohet shqiptare nuk ka dallim nen shtetsia te gjifh jemi pa dallim feje jemi jemi bijet e kesai toke suksese presidentit ne detyrene er.

    Përgjigju