Gjyqtari i gjykatës së Tiranës, Artan Laze pas përfundimit të seancës në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit në një prononcim për mediat u shpreh se beson se do të rikonfirmimohet në detyrë.
Kam besim te drejtësia sepse në konkluzionet kishte shumë fakte, që komisioni do i rivendosë. Kam besim se do të rikonfirmohem në detyrë
Artan Laze
Gjatë seancës, Laze u shpreh se është kërcënuar gjatë detyrës, pasi ka dhënë disa dënime përjetë, ndërsa i kërkoi KPK që të ketë kujdes kur të vendosë për gjyqtarët, që të mos i hedhë në rrugë si pre.
Edhe gjatë detyrës sime, por edhe në kohën që u shkëputa jam kërcënuar, doja të jepja një mesazh, jo vetëm për mua, por me shumicën e gjyqtarëve që kanë dhënë drejtësi. KPK duhet që të ketë shumë kujdes, të vendosë në peshore.
Artan Laze
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit deklaroi sot se nga hetimi ka rezultuar se gjyqtari ka fshehur pasurinë, ndërsa gjyqtari u shpreh se banka ka gënjyer dhe se fajin e ka ILDKPKI-ja, që sipas tij ka bërë deklarim të rremë.
Po i ke dhene brenda ligjit s te prek njeri po ti kesh dhene qe su ke dhene lek ta hash edhe ti.
Përgjigjuke dhen denim per jet se nuk ke mar lek. o te degjeneruar
Përgjigju