Tre të vdekur nga pickimi i mushkonjave në Greqi, përhapet virusi i Nilit, autoritetet japin alarmin

Tre persona kanë humbur jetën në Athinë pasi janë pickuar nga Mushkonja e Nilit të Lindjes. Autoritet greke kanë deklaruar se deri më tani të infektuar janë 60 persona të cilët po mbahen nën monitorim. “Që prej javës së shkuar kemi regjistruar 17 raste të reja nga pickimet e këtij lloji mushkonje“, tha një zëdhënës nga qendra greke e infeksioneve.

16 persona ndodhen të shtruar në spital disa prej tyre në gjendje të rënduar dhe monitorim intensive. Ky lloj infeksioni në Greqi u zbuluara muajin e shkuar. “Ne ftojmë publikun të bëjë shumë kujdes duke mos neglizhuar asnjë lloj pickimi”. Ky është paralajmërimi autoriteteve greke të shëndetësisë.

Vdekja e tre personave nga infeksioni rrezikshëm pasi janë pickuar nga Mushkonja e Nilit të Lindjes nuk është një fenomen i ri për vendin fqinj. Vitin e shkuar virusi vdekje prurës i Mushkonjës së Nilit të Lindjes i mori jetën 5 personave nga 48 që u paraqitën në spital. Ky lloj virusi i shpërndarë nga mushkonjat ka simptomat e gripit por situata e të prekurve agravohet në mënyrë ekstreme duke i çuar të prekurit në gjendje kome.

Virusi po ashtu shkakton edhe sëmundjen e meningitit. Ky lloj virusi për herë të parë u zbulua në Uganda në vitin 1937 duke u mbartur tek kafshët e më pas transmetoj tek njerëzit nga mushkonjat. Prej vitesh ky virus është prezent në Afrikë, Europë dhe Australi. Gjatë vitit 2018 raste me Mushkonjën e Nilit të Lindjes janë raportuar edhe në Hungari, Itali, Rrumani dhe Serbi.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Fredi: 12/08/2018 16:36

    Mbyllni kufijtë!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

I dënuari në Itali me 10 vite burg, fshihej në Shqipëri! Arrestohet 29 vjeçari me 3 emra

I dënuari në Itali me 10 vite burg, fshihej në Shqipëri! Arrestohet 29 vjeçari me 3 emra