I dogji klinikën gjinekologut në Vlorë, arrestohet 27-vjeçari

I dogji klinikën gjinekologut në Vlorë, arrestohet 27-vjeçari

Foto nga vendngjarja

Vlorë- Gjatë mëngjesit të sotëm Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë, kanë arrestuar në flagrancë shtetasin  Musto Kapaj, 27 vjeç, banues në Gjorm, Vlorë.
Sipas burimeve autori i veprës penale është me probleme mendore.

Ky shtetas ditën e djeshme në lagjen ''24 Maji'', ka tentuar të djegë me lëndë djegëse, benzinë, klinikën private të gjinekologut Bejkush Shehaj, 64 vjeç. Në klinikë fatmirësisht nuk ka patur të lënduar apo dëme materiale.

Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Vlorë, për veprën penale ''Shkatërrimi i pronës me zjarr, e mbetur në tentativë'', të parashikuar nga neni 151 e 22 të Kodit Penal.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Nuk ia dalin me votë, psikologët drejt gjykatës shkarkimin e presidentes së urdhrit! Altin Nika, votohet presidenti i ri

Nuk ia dalin me votë, psikologët drejt gjykatës shkarkimin e presidentes së urdhrit! Altin Nika, votohet presidenti i ri