“Ilir Meta ka paguar të më vrasë”/ Prokurorja kërkon shoqërimin me forcë të Tom Doshit dhe Durim Bamit

Deputeti Tom Doshi gjate nje komiisoni parlamentar

Në kuadër të çështjes gjyqësore për të cilën deputeti Tom Doshi, ish-deputeti Mark Frroku dhe Durim Bami po gjykohen për dëshmi të rremë, sot është shtyrë seanca e parë ndaj tyre.

Çështja në fjalë ka të bëjë me pretendimet e Tom Doshit se Ilir Meta kishte paguar njerëz që ta vrisnin.

Sipas Doshit, Meta kishte pajtuar Durim Bamin që të vriste atë dhe ish-deputetin demokrat Mhill Fufi.

Doshi dhe Bami po gjykohen për dëshmi të rreme, por ata nuk janë paraqitur në seancën e sotme gjyqësore ndaj tyre.

Prokurorja e çështjes ka kërkuar shoqërimin e detyrueshëm për Doshin dhe Bamin.

Por gjykata e ka rrëzuar një kërkesë të tillë.

Avokati mbrojtës do të kërkojë gjykim të shkurtuar dhe seanca e radhës do të mbahet më 5 qershor.

I pyetur nga gazetarët sot jashtë parlamentit, pas punimeve të Kuvendit, lidhur me paraqitjen e tij në gjykatë, Doshi u shpreh:

“Janë mbyllur hetimet, nuk keni informacionin e duhur, kjo është e keqja”.

s.k.
Komento

Komente

  • Tahipi: 17/05/2018 13:37

    Per leckash ta çojne

    Përgjigju
  • MINUSHE: 17/05/2018 11:48

    Ilir Meta ka mekatet e tij ne politike ...por vrases nuk eshte KURRE! Tashme I njohim te gjithe politikanet tane deri ku shkojne...

    Përgjigju
    • Tija: 17/05/2018 14:00

      O te vrafte rrufeja! Ty te ka shplare trurin partita meme dhe kujton se i plas njeriu per ty, Ramen, Liken, Tomen, Xhafen, Lulin, S.B Sajmir Drogen, Arben Ahmetajn Fukarallek, apo te tjere. Ne politike te gjithe te vrasin naten e te qajne diten. Ndaj, meqenese mbrove nje pale e shave palen tjeter, lepi ndonje b*th gjekundi dhe merr ate rrogen qe ta ka siguruar PS a ndonje parti tjeter. Jepu buke femijeve e mos u ndiej me mire se me mire se kaq, prishet.

    • Emigranti: 17/05/2018 12:46

      Ooooo minushe te ka sajuar noi vend pune lsi qe flet me bindje per ilir floririn.