Imazhet nga sateliti/ Si i shkatërroi mandati i Bashës hapësirat publike në Qytetin Studenti
Qyteti Studenti ne 2011 dhe më pas në vitin 2015. Me te kuqe, zonat ku eshte ndertuar gjate ketyre kater viteve. Me blu, perimetri i Qytetit Studenti
Për katër vite, gjatë mandatit të Lulzim Bashës si kryetar të Bashkisë së Tiranës, Qyteti Studenti u sakatua në mënyrë të pandërprërë, falë lejeve të ndërtimit të akorduara brenda perimetrit të konvikteve apo direkt ngjitur me to.
Goditja më e madhe për Qytetin Studenti u regjistrua në vitin 2013, kur Plani i Ri i Përgjithshëm Vendor i Bashkisë së Tiranës shndërroi në hapësirë ndërtimi zonën midis “Rrugës së Elbasanit, "Unazës së Re" dhe rrugëve “Pjetër Budi” e “Arben Broci”, që janë dy rrugët paralele që kufizojnë QS nga të dyja anët.
Si rrjedhojë, siç tregojnë edhe pamjet e satelitit, gjatë këtij 4-vjeçari, brenda perimetrit të konvikteve, në skajin verilindor të tij, u ndërtua një kompleks banimi. Fotot e bashkëngjitura tregojnë se si ky kompleks është vetëm 10 metra larg godinave të konvikteve.
Në të gjithë zonën buzë rrugës “Gramoz Pashko”, rruga që bie vertikal me Fakultetin Ekonomik, vilat dy-katëshe janë zëvendësuar në masën më të madhe nga godina të larta banimi. Ndërkohë, kësaj babëzie nuk i ka shpëtuar edhe fusha e Qytetit Studentit, ku buzë së cilës janë dhënë leje për ndërtimin e një numri pallatesh.
Këto ndërtime do të bëjnë në të ardhmen shumë më të kushtueshme për Bashkinë e Tiranës ngritjen e kampusit universitar modern në Qytetin Studenti. Kjo sepse ashtu siç po ndodh tek Unaza e Madhe, një numër ndërtimesh të ndërtuara gjatë kësaj periudhe do të jetë e detyruar që të prishen dhe kjo do të ketë një kosto të madhe të shtuar për taksapaguesit./Lexo.al/
/xy/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?
-
Mirë
23.1%
-
Keq
63.4%
-
Nuk e di
13.5%
Vota total: 666
Lajme të tjera
-
INTERVISTA/ Ilir Meta në ‘Frontline’: Nëse ka urdhër-arresti, nuk arratisem! Dumani, kapter i Rilindjes! Tarallakut i çoj para SPAK dyfishin e 2 marsit
25 Prill, 20:54
-
4 akuza, Adriana Kalaja padit familjarisht Lulzim Bashën! Kallëzon në SPAK edhe Aurela Bashën e Erion Isufin
25 Prill, 13:28
-
'25 prilli, ditë e zezë në historinë e demokracisë së Shqipërisë'
25 Prill, 13:10
-
PD 2 amendamente për SPAK : Prokurorët të kenë ndihmesa! Tahiri u lirua në Elbasan, vendimet t’i japë vetëm GJKKO
24 Prill, 12:30
-
Basha akuza Metës: Pazarxhi kronik, nxitësi kryesor i djegies së mandateve! Xhaçka sërish në Kushtetuese? Shërbim ndaj Ramës! Begaj të shpërndante Kuvendin
24 Prill, 11:22
-
Lufta poshtë brezit për dominimin e opozitës
23 Prill, 22:08
-
Baza i çon Bashës emrat për kandidatët e zgjedhjeve të 2025! Dega Lezhë: 25 propozimet do kalojnë në ‘sitën’ e Kryesisë
23 Prill, 11:53
-
Kongresi amerikan miraton konfiskimin e aseteve ruse për Ukrainën! Basha: Përgëzime dhe mirënjohje ligjvënësve amerikanë
20 Prill, 22:23
-
Basha këshilltarëve bashkiakë të PD: Denonconi korrupsionin masiv me taksat e shqiptarëve në bashkitë e vendit
20 Prill, 13:06
-
‘Ministra të Pushkatuar!’ Rama: Drejtësia s'është më pushkë politike! Tregon motivin pse do një mandat të katërt qeverisës
20 Prill, 09:06
-
Basha takon ambasadoren e OSBE, në fokus reforma zgjedhore dhe drejtësia
18 Prill, 19:56
-
Ktheu deputetët e përjashtuar në grupin e PD, Basha kallëzon në SPAK Nikollën: Cënoi interesin e vendimmarrjet e partisë
18 Prill, 08:59
..duhet nje Plan Kampusi modern..,dhe te fushat nje Qender Multi Sportive dhe Kulturore...!..Duhet nxjerre jashte cdo Dhome e Toke e xanun..!..Duhet rregulluar gjithe infrastuktura..,dhe te kthehet ne sherbim te Studentit..!Duhet te Rikonstruktohet Komisariati i Policise..,Qendra Shendetsore.,ZjarrFikesi...
Përgjigju