POP 5

Lajmet më të lexuara të 5 minutave të fundit

Insitucionet shtetërore thellojnë borxhin ndaj OSHEE, familjarët dhe bizneset më të rregullt

Tabela e gjendjes debitore

Borxhi total që institucionet shtetërore, familjarët dhe bizneset kanë ndaj Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike arriti 72.9 miliardë lekë në fund të 4 mujorit 2018. Ky detyrim ka pësuar rritje të lehtë me 0.2 për qind në raport me shifrat e fundit të 2017.

Të dhënat e detajuara të sektorit të energjisë, të publikuara nga Enti Rregullator i Energjisë tregojnë se kontributin kryesor në thellimin e gjendjes debitore ndaj OSHEE e kanë insitucionet buxhetore dhe ato jobuxhetore ndërkohë që familjarët dhe bizneset kanë shfaqur një tendencë krejt të kundërt duke ulur debinë e tyre.

Konkretisht referuar shifrave familjarët që mbajnë peshën kryesore të debisë së OSHEE rezultojnë me një debi 49.9 miliardë lekë me një ulje 1.6 për qind të këtij detyrimi në raport me shifrat e dhjetorit 2017. Sakaq edhe privatët që në këtë rast janë bizneset kanë ulur gjendjen e tyre debitore në 10.4 miliardë lekë nga 11.4 miliardë që ishte në fund të vitit 2017.

Institucionet buxhetore rezultojnë me një rritje të debisë prej 9.2 për qind në fund të prillit 2018 duke e krahasuar këtë me dhjetorin e vitit të kaluar. Konkretisht debia ndaj Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike arriti në 2.9 miliardë lekë ndërkohe që më herët ishte 2.7 miliardë lekë.

Insitucionet jobuxhetore regjistruan një debi 9.6 miliardë lekë me një rritje 21 për qind në raport me fundin e dhjetorit të vitit të kaluar. Detyrimet ndaj OSHEE nga të katërta kategoritë kanë rezultuar me një vlerë dukshëm të lartë dhe nëse i referohemi shifrave të raportuara në ERE kjo është gjendja debitore më e lartë që nga viti 2009.

Problematika e pagesave nga institucionet publike ndaj OSHEE nuk është e re. Edhe më herët të dhënat kanë treguar se ujësjellësit, njësitë vendore apo institucione të tjera nuk respektojnë afatet e pagesave duke akumuluar debi të konsiderueshme ndaj kompanisë së shpërndarjes së energjisë. Debitorët më të mëdhenj, sipas OSHEE janë ujësjellësit dhe Bashkitë./Monitor

Tabela e gjendjes debitore

a.me.
Komento

Komente

  • Mato: 18/08/2018 06:27

    burg për qytetarët, liri për hajdutat, kjo është e shkuara, e tashmja, dhe e ardhmja e kësaj Shqipërie të mjerë!

    Përgjigju