Ish-uzinat në Mirditë rrezik për jetën, banorët: Do vdesin njerëzit në gërmadha

Mirditë-Si kudo nëpër Shqipëri edhe në këtë qytet, ish uzinat, fabrikat dhe ndërrmarrjet u vodhën dhe u shkatërruan, por pas ngelën objekte të ndryshme që paraqesin rrezik serioz për jetën e njerëzve. Herë pas here individë të ndryshëm të shtyrë nga varfëria, për të siguruar jetesën shkojnë në këto objekte për të nxjerrë ndonjë copë metal që më pas ta shesin për skrap. Por kjo gjë ka sjellë tragjedi siç ishte rasti i fundit,  ku dy persona vdiqën, pasi një mur i ish-uzinës së superfosfatit në Laç u shemb duke i zënë poshtë.

Gjatë periudhës së komunizmit këtu ka qenë parku i madh. Ka qenë një park i cili ka qenë model. Gjatë kohës së demokracisë, u shkatërruan këto objekte, për të marrë hekur. Shteti të marrë masa se do vdesin njerëzit në gërmadha. 

Dutllash Kola, banor

Në këto 28 vjet demokraci, shteti nuk ka treguar interes për këto ish fabrika e uzina, tashmë të kthyera ne gërrmadha të rrezikshme për hallexhinjtë. Nëse nuk do merren masa për shembjen totale të tyre nuk do jetë e largët dita ku fatkeqësia e Laçit do të përsëritet.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Jakin Marena: ‘Mistreci’ i vogël Albin, ‘vëllai’ i madh Rama dhe shqiptarët në RMV

Jakin Marena: ‘Mistreci’ i vogël Albin, ‘vëllai’ i madh Rama dhe shqiptarët në RMV