Ismail Kadare së shpejti boton librin 'Kur sunduesit grinden'

Ismail Kadare së shpejti boton librin 'Kur sunduesit grinden'

Shkrimtari Ismail Kadare duke korrigjuar variantin përfundimtar të librit

Shkrimtari i madh Ismail Kadare vazhdon të na surprizojë me vepra të reja, edhe në moshën 82-vjeçare. Ai ka gati për botim një libër të që titullohet “Kur sunduesit grinden”.

Ky libër do të promovohet në edicionin e 21-të të Panairit të Librit, që do të mbahet në Tiranë më 14 nëntor.

Shtëpia botuese “Onufri” ka publikuar edhe një fotografi, ku mund të shihet vetë shkrimtari Ismail Kadare, duke i dhënë dorën e fundit korrigjimeve të librit “Kur sunduesit grinden”.

Botuesi i “Onufrit”, Bujar Hudhri, i pyetur nga “Shqiptarja.com” për përmbajtjen e librit më të fundit të Ismail Kadaresë, nuk jep asnjë detaj, duke u shprehur se do të flitet për të në prag të panairit, sapo të shoh dritën e botimit.

Shkrimtari Ismail Kadare duke korrigjuar variantin përfundimtar të librit

Ndërkohë “Shqiptarja.com” ka insistuar të zbulojë disa të dhëna për përmbajtjen e librit më të ri të Ismail Kadaresë. Për cilët sundues e ka fjalën shkrimtari?. Çfarë tematike trajton kjo vepër, e cilat janë mesazhet që do të përcjellë tek lexuesi. Duke kujtuar se në disa biseda të lira me miqtë dhe gazetarët vetë shkrimtari shprehet natyrshëm për idetë e veprave të reja, titulli “kur sunduesit grinden të shtyn drejt kuriozitetit për të zbuluar disa detaje.

Në fillim mësuam se libri “është i zhanrit eseistik”, siç ka pohuar edhe vet botuesi Hudhri për “Shqiptarja.com”. Mësojmë me tej se Ismail Kadare ka shkruar për marrëdhëniet e sunduesve e diktatorëve me letërsinë. 

Burime të tjera për “Shqiptarja.com” na bëjnë me dije se në veprën e re të Kadaresë bëhet një paralele filozofike ku trajtohen marrëdhëniet mes sunduesve të qiejve-perëndive, dhe atyre të tokës, siç janë personazhet e mëdha të politikës.

Gjithashtu mësojmë se ky libër është mbajtur gjatë në dorën e shkrimtarit Ismail Kadare, derisa u vendos për botimin e tij. Shpeshherë në bisedat me gazetarët, vetë Kadare ka folur për diktaturat që janë mbytëse për letërsinë, dhe kur është frymëzuar nga shkrimtarët e mëdhenj që me talentin e tyre i kanë sfiduar diktaturat.

Diktatorët gjithmonë janë xhelozë për pavdekësinë e shkrimtarëve të mëdhenj, sepse ata e dinë që me veprat e tyre mund të bëhen të pavdekshëm. Libri i ri i Kadaresë, ka si një fill lidhës historinë e shkrimtarit të madh rus Boris Pasternakut, Ismail Kadare ka rrëfyer më parë se ai ka qenë vetë në Moskë, në kohën kur diktatura bolshevike dënonte Pastërnakun.

Libri i Kadaresë përfshin në thelb historitë e shkrimtarëve të mëdhenj që iu kanë mbijetuar diktaturave, dhe ndërsa diktatorët harrohen sapo vdesin, këta shkrimtarë mbeten të pavdekshëm.

“Diktaturat, ndryshe nga ç’mund të duken, merren shumë me letërsinë. Kjo është e njohur qysh përpara Neronit e gjer në kohën tonë. Ju mund të mendoni se mua si shkrimtar më pëlqen ta teproj këtë dukuri. Për ta kundërshtuar do t’ju sjell një shembull, që e kemi ende në kujtesë të gjithë: Revolucionin Kulturor Kinez. Është, pa dyshim, masakra më e madhe në krejt historinë e njerëzimit, në kohë paqeje. U vranë, u burgosën, u çmendën nga torturat miliona njerëz, për të cilët historia ende s’ka hedhur dritën e saj.”, -është shprehur shkrimtari në një intervistë të dhënë katër vite më parë.

Jo pak herë, Kadare në intervistat dhe fjalimet e tij kur ka marrë çmime ndërkombëtare, ka kujtuar rastin e shkrimtarit të madh rus Boris Pasternak, autorin e romanit të famshëm “Doktor Zhivago”. Historia e Pasternakut është një nga më frymëzueset që shkrimtari ka trajtuar në veprën e tij, një rast unik i letërsisë botërore që një libër i censuruar dhe i destinuar për t’u zhdukur nga diktatura komuniste arriti të kapërcente kufijtë e Rusisë dhe më pas të shpallej e të vlerësohej me Çmimin “Nobel” jashtë kufijve të Bashkimit Sovjetik.

Ky është momenti ku sunduesit tërbohen aq shumë nga sfida e shkrimtarit, sa Pasternaku u kërcënua nga KGB që të mos e pranonte çmimin. Kjo është një histori e treguar disa herë nga Kadare dhe e përfshirë edhe në veprën e tij, ndërsa më tej në libër janë hequr dhjetëra paralele të sfidave të shkrimtarëve ndaj sunduesve të tyre. A ka shkruar shkrimtari edhe për historinë e tij me diktatorin shqiptar gjatë periudhës së komunizmit. Këtë presim ta mësojmë deri më 14 nëntor, kur libri do të bjerë edhe në dorë të lexuesve.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kafsha: 30/10/2018 13:55

    Ky ka rrjedhur fare, prodhon vetëm depresion!

    Përgjigju
    • INDRIT SHAPARTHI: 22/01/2019 13:56

      PER CILET SUNDUES E KE FJALEN

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Shqiptari dhunon gruan dhe djalin e mitur në Itali

Shqiptari dhunon gruan dhe djalin e mitur në Itali