“Jam penduar”, Adelina Tahiri pranon ‘live’ ndërhyrjet estetike

“Jam penduar”, Adelina Tahiri pranon ‘live’ ndërhyrjet estetike

Këngëtarja shqiptare Adelina Tahiri

Adelina Tahiri është një nga këngëtaret shqiptare që më shumë se sa për muzikën e saj është përfolur për martesën me bashkëshortin e saj maqedonas Serjoza Markov dhe për operacionet plastike. Në çdo foto që ajo publikon, ndjekësit i kujtojnë gjithmonë burrin e saj që është shumë më i madh në moshë dhe faktin që ka bërë operacione plastike.

Meqë për të parën Adelina i sqaroi të gjithë duke u shprehur se nuk pret që askush t’ja pëlqejë bashkëshortin pasi e ka zgjedhur për vete, këngëtarja ka sqaruar edhe çështjen e operacioneve plastike, në një dalje ‘live’ në Instagram.

“Nuk kam bërë operacione plastike. Kam ndërhyrë vetëm tek buzët por nuk është operacion. Megjithatë jam penduar sepse po më akuzoni sikur jam bërë e gjitha,”- u shpreh Tahiri.

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

I dënuari në Itali me 10 vite burg, fshihej në Shqipëri! Arrestohet 29 vjeçari me 3 emra

I dënuari në Itali me 10 vite burg, fshihej në Shqipëri! Arrestohet 29 vjeçari me 3 emra