Kaloi Vettingun, kreu i Kushtetueses flet për herë të parë për mediat: Sikur të kalosh 'varrin së gjati'

Kreu i Kushtetueses, Bashkim Dedja ka folur për herë të parë për mediat, pasi kaloi me sukses procesin e Vettingut dhe u rikonfirmua në detyrë. Duke rrëfyer përjetimet e kaluara gjatë kohës kur trupa e KPK po shqyrtonte dosjen e tij, Dedja tha se t'i nënshtroheshe filtrave të Vettingut ishte njësoj si të kaloje "varrin për së gjati". 

Ai tha se vendimin e KPK-së për rikonfirmimin e tij në detyrë e ka pritur në shtëpi me familjarët, ndërsa pas vlerësimit pozitiv, ka udhëtuar në drejtim të zyrës.  

S'mendova kurrë të jap dorëheqjen. Të kalosh Vettingun është sikur të kalosh "varrin për së gjati". Refoma është e rëndësishme. Që nga muaji mars Gjykata Kushtetuese nuk funksionon dhe politika duhet të gjejë zgjidhje për këtë. Nëse të gjithë s'e meritojnë, le të largohen, por sipas ligjit dhe Kushtetutës.

Për rastin tim, do merret përfaqësuesi ligjor. Kolegji i Apelimit do të caktojë standardin e kryerjes së Vettingut. S'e kam menduar kurrë që s'do e kaloja, por gjithçka mund të ndodhte. Vettingun e kam ndjekur në shtëpi me familjarët, ishte diçka me emocion. Pasi e ndoqa në shtëpi erdha në zyrë. Shqiptarët marrin drejtesi të vonuar dhe kjo është problem, sjell kosto. 

Bashkim Dejda, kryetar i Gjykatës Kushtetuese

Kreu i shkallës më të lartë të gjyqësorit në vend tha se Vettingu është një nga ligjet më të ashpra në vend. 

Vettingu është një ndër ligjet më të ashpra që ne kemi. S'di të them nëse fajin e kanë ndërkombëtarët, politika apo dikush tjetër, por kjo situatë ku jemi, do zgjidhje. Ndërkombëtarët janë ndihmues, por vendimmarrës janë shqiptarët dhe politika mori vendime. S'dua të komentoj rastin tim, pasi do të ndikonte në vendimmarrjet e komisionit të Vettingut, por avokati im nëqoftëse e vlerëson që ka shkelje, do të ndjekë hapat ligjor. Në këtë situatë ku mungojnë 6 gjyqtarë në Kushtetuese, asnjë s'duhet të zëvendësohet pa kaluar Vettingun.

Bashkim Dedja, kryetar i Gjykatës Kushtetuese

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • hajduti: 21/06/2018 14:19

    eeeee i ndershmi s ka pse te kete frike, cne ti, apo cike hajdutllik 500 mil jane gjona t vogla per ty!!! ke ardhe me corape t grisme n tirane o hajdut!!!

    Përgjigju
  • erma: 21/06/2018 14:15

    normal, kur vjedh tmerr te duket ta kalosh vetingun...o hajdut me cizme. vetem ne apelin e durresit ne tatime ke bere namin!!!

    Përgjigju
  • erma: 21/06/2018 14:15

    normal, kur vjedh tmerr te duket ta kalosh vetingun...o hajdut me cizme. vetem ne apelin e durresit ne tatime ke bere namin!!!

    Përgjigju
  • MINUSHE: 21/06/2018 12:32

    cfare ka per te qene ligj I ashper......prandaj quhet LIGJ...ka ca rregulla....O JURIST I FAMSHEM..te kontrollohet e gjithe pasuria, lidhjet me krimin dhe profesionalizmi.....cudi si e fitoi ky ????????????????? mgjth kolegji kishte dyshime per ca afera, nuk justifikonte ca para.... dhe nderkohe e kaloi Vetingun??????????

    Përgjigju
  • Shqiptari: 21/06/2018 12:21

    Tani qe ja hodhe vete do dhe shoket e? S'ka faj ky faj ka ONM qe i le ne dore te shqiptareve punet. Kishte lezet si foli "gjyshi" ke ai porkurori...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

VIDEO: Eurodeputeti nxjerr nga çanta pëllumbin dhe e lëshon në sallën e Parlamentit Europian

VIDEO: Eurodeputeti nxjerr nga çanta pëllumbin dhe e lëshon në sallën e Parlamentit Europian