POP 5

Lajmet më të lexuara të 5 minutave të fundit

KLD nuk shkarkon gjyqtarin e Administratives, debate mes Etilda Gjonajt dhe Gjin Gjonit

Mbledhja e KLD

Këshilli i Lartë i Drejtësisë sfidon sërish presidentin Ilir Meta dhe ministren Etilda Gjonaj. Në mbledhjen e zhvilluar pasditen e sotme, KLD nuk ka shkarkuar gjyqtarin e Gjykatës Administrative të Apelit Shkodër, Ahmet Jangulli. Mbledhja është shoqëruar nga debate mes ministres Gjonaj dhe anëtarit të KLD, Gjin Gjoni. 

Gjin Gjoni ka deklaruar se Këshilli i Lartë i Drejtësisë nuk mund të marrë masa, ndërsa ministrja i është përgjigjur duke thënë se KLD nuk mund të ndryshojë qëndrim tani.

Në përfundim të gjithë gjyqtaret votuan kundër shkarkimit të gjyqtarit Ahmet Jangulli, ndërsa presidenti Meta, në cilësinë e kreut të KLD dhe ministrja Etilda Gjonaj ishin pro. Kjo është hera e dytë brenda pak javësh që KLD rrëzon propozimet e Ministrisë së Drejtësisë për shkarkimin e gjyqtarëve të kapur me shkelje në ushtrimin e detyrës. 

l.q.
Komento

Komente

  • Fahri Spiuni: 12/06/2018 23:02

    Krimineli Berisha i ka rrenjet e forta akoma ne drejtesi!konkretisht dje me vendimin kundra vetingut per LLallucin dhe sot per mos shkarkimin e ketij hajduti.

    Përgjigju