Denoncimi i Bashës, FNSH rrethon Shkodrën, në kërkim të kriminelëve (VIDEO)

SHKODER-Pas denoncimit të Lulzim Bashës pasditen e sotme se lagja ‘Rus’ pranë Dobraçit është jashtë kontrollit, forca të shumta të policisë dhe FNSH kanë rrethuar në mbrëmjen e sotme lagjen në qytetin verior.

Në këtë zonë jeton familja Bajraj që është akuzuar nga Partia Demokratike pak ditë më parë si e përfshirë në botën e krimit. Njëri prej anëtarëve të familjes është Safet Bajraj, që u bë i njohur pas historisë së përplasjeve në Belgjikë dhe akuzave nga PD, si i lidhur me një deputet të majtë.

REPORT TV sjell pamje ekskluzive nga aksioni i policisë në këtë zonë, ndërsa gazetari Ergys Kavaja raporton se po kryhen kontrolle të shumta në banesa dhe lokale për personat që janë në kërkim për ngjarjet kriminale.

Në Shkodër në muajt e fundit janë shënuar mjaft ngjarje kriminale. Ditën e shtunë në periferi të qytetit u vra biznesmeni Arjan Ferracaku, ndërsa në dy muajt e fundit në total janë 6 viktima dhe 2 të zhdukur. Ministri i Brendshëm Xhafaj paralajmëroi sot nga foltorja e Kuvendit se në vjeshtë do të goditen bandat.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:42
Pas Shkodrës, FNSH aksione blic edhe në Tiranë, Durrës e Lezhë

Pas ngjarjeve të fundit kriminale, përveç Shkodrës, policia po ushtron kontrolle edhe në Tiranë, Lezhë dhe në Durrës. Sipas burimeve të Report Tv, FNSH po ushtron kontrolle në disa pika në Tiranë, por edhe Lezhë e Durrës në kërkim të elementëve të dyshuar si të lidhur me ngjarjet e fundit kriminale.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Shaqiri: 05/09/2018 03:36

    O Faik po te DOJE Xhafa I kap kriminelet me QERRE Tani FILLON FUSHATA E ZGJEDHJEVE DHE STRATEGJIJA E ED RAMES ESHTE TE TERRORIZOJE SHKODRANET PER TE VOTUAR PER PPSH SOT PS PER TE SIGURUAR BASHKINE E SHKODRES KESHTU QE BANDAT KRIMINALE DO VAZHDOJNE TE TERRORIZOJNE SHKODRANET

    Përgjigju
  • Faik: 04/09/2018 11:01

    Fredi ZORRËTHARI i di të gjitha ! O Milet Nuk u bë Qameti , se u Vranë 6 Njerëz në Shkodër për 2 Muaj ! Kur në JUG bëhej LUFTË në 1997 , Shkodranët bënin "Festë" , prandaj mereni shtruar dhe Kthjellohuni O Milet ! Mos dëgjoni Fredi PALAÇON , që hiqet si Demagog ! FATMIR XHAFAJ po bën punë të Shkëlqyer dhe ata që kanë për tu Vrarë , do Vriten sepse janë marë me LLOJ LLOJ Horrëlliqesh ! PROBLEMI KRYESOR që ka SHQIPËRIA është që si të ndalohen VJEDHJET e ZYRAVE të SHTETIT , KORRRRRRUPSIONI , dhe PPP e KRIMINELËVE dhe HAJDUTËVE me KOLLARE ! KY ËSHTË PROBLEMI KRYESOR i SHQIPTARËVE ! Duhet me patjetër të ARRESTOHEN : PETRIT VASILI , HAXHINASTO , VANGJEL TAVO , GENC RRULI , RIDVAN BODE , TRITAN PRESH SHEHU , LUÇJANO BOÇI , ARDJAN BANDIT FULLANI , ARBEN KUSAR AHMETAJ dhe gjithë NAÇOT dhe PALAÇOT e tjerë që kanë VJEDHUR dhe GRABITUR MILJARDA e MILJARDA €URO SHQIPTARËVE dhe kujtojnë se do shpëtojnë pa lagur!!!!!!! Vetëm kur të shkojnë këta PRAPA HEKURAVE dhe tju SEKUHESTROHEN të GJITHA PASURITË , atëherë SHQIPËRIA ka për tu bërë një DANIMARKË e Vogël në MESDHEUN e BUKUR.

    Përgjigju
  • ben: 04/09/2018 08:21

    kta bej shou kot dhe terorizojn popullin normal se ata qe bejn kto gjera rin fshyer. po shiku pse nuk punon apo ven meren me parcela ashashi se jan me te rencishme ato. po ku jetojm thuaj

    Përgjigju
    • Faiku: 04/09/2018 09:46

      Nuk ka drejtor o Ben, e ka nje te komanduar por qe komandohet nga Rama. Cfare te punojne apo qe ti shesin tek bandat dhe te rrezikojne jeten e tyre dhe te familjeve.

  • ahmed: 04/09/2018 07:31

    Skan per te kaput gje,lesht kan per te gjet.ata kan 25 vjet me vrasje dhe gjoba.pse u desht te futet nen dhe ky i shkreti qe te angazhohet policia.??

    Përgjigju
  • Mario: 04/09/2018 02:29

    O alb ca thu ore POPULLI ka besim te Burbuqe Xhafaj si minister po pretendojme te hyne ne BE dhe burrat ferma duhet te perfshihen ne politike

    Përgjigju
    • Justice: 04/09/2018 07:14

      Pik burrnie skane

  • Alb: 03/09/2018 20:43

    Pas vitit te rri me mir thoini ketij xhafes qe ta hame shendosh gjelin te iki dhe vjeshta

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Droga shqetësim në qarkun e Lezhës! Përgjatë vitit të kaluar mbi 63 mijë rrënjë kanabis, Prefekti: Nuk do të ketë tolerime ndaj kultivuesve

Droga shqetësim në qarkun e Lezhës! Përgjatë vitit të kaluar mbi 63 mijë rrënjë kanabis, Prefekti: Nuk do të ketë tolerime ndaj kultivuesve