Kreshnik Çollaku: PD e ka përcaktuar timonierin, debat si të forcohemi

Kreshnik Çollaku: PD e ka përcaktuar timonierin, debat si të forcohemi

Anëtari i Kryesisë së PD-së Kreshnik Çollaku

Kreshnik Çollaku, anëtar i kryesisë së PD, përmes një statusi në Facebook thotë se debati brenda PD-s duhet të zhvillohet dhe të jetë produktiv.

Sipas Çollakut, debati në PD duhet të orientohet se si kjo forcë politike të korrigjohet, forcohet dhe po ashtu edhe për perfeksionimin e rregullave të lojës.

Postimi i plotë i Çollakut në Facebook

Debati qe nuk duhet te humbim..
Ka disa debate qe mund te behen ne PD. 
Debate te medha e debate te vogla.
Une mendoj se, debati i madh qe sot duhet bere,eshte debati se si duhet te korrigjohen,forcohen dhe perfeksionohen Rregullat e Lojes.
Debati i madh qe sot kerkojne qytetaret dhe demokratet nga cdo skaj i vendit eshte se si duhet te garantojme perfshirjen e vullnetit te antareve ne vendimarrje, se si duhet te garantohen kontributet,se si duhet te mbrohen e promovohen karrierat e pergjegjesite. 
Debati i madh ne PD sot duhet te jete se si te kufizohen vullnetet subjektive ne vendimmarrje.
Debati i Madh eshte debati per te garantuar e respektuar bashkëjetesën me rregulla loje, duke shenjteruar voten si te vetmin çmim per karrierat e pergjegjesite e perfaqesimin ne cdo nivel.
Cdo debat tjeter lidhur me emra individesh eshte debat legjitim per interesat e individeve por eshte nje debat i vogel,qe nese trajtohet me rendesi disproporcionale rrezikon te prishe Debatin e Madh,debatin e parimeve rregullave te lojes per te cilat sot PD ka nje nevoje jetike.
Demokratet,ata qe gjate veres se shkuar votuan per kryetarin e partise percaktuan timonierin e partise per 4 vitet e ardhshme.
Debati i Madh qe vlen te behet sot eshte mbi Busullen se si ky timonier do ta drejtoje Partine per 4 vitet ne vijim.
Rasti per kete Debat te Madh e Jetik eshte Kuvendi Kombetar, eshte nje mundesi te cilen nuk duhet e nuk mundet ta shperdorojme, eshte nje debat qe nese e zhvillojme me pjekuri ndershmeri dhe hapur, do te na nxjerre te bashkuar e me te forte.
 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm