POP 5

Lajmet më të lexuara të 5 minutave të fundit

'Kumbari' i Shkodrës, biznesmeni Bardhok Pllanaj lihet në burg, masa e sigurisë zhvillohet në spital

SHKODER - "Kumbari" i Shkodrës, biznesmeni 44-vjeçar Bardhok Pllanaj lihet në burg. I arrestuar dy ditë më parë për pastrimit parash, falsifikim dokumetesh dhe ndërtim pa leje, Pllanaj duhet të dilte sot përpara Gjykatës së Shkodrës për masën e sigurisë, por në mëngjes ka pasur komplikacione shëndetësore.

Ai është transportuar me urgjencë në Spitalin e Shkodrës ku edhe është dhënë masa e sigurisë nga trupa e gjyqtarëve. Arrest e burg ka qenë masa e sigurisë e vendosur nga Gjykata e shkallës së parë.

Biznesmenit iu sekuestrua edhe një apartament 10-katësh në lagjen "Rus" me vlerë 2 milionë euro i cili dyshohet se është ndërtuar me burime financimi të paligjshme, ndërsa ndërtimi ishte pa leje. 

Katër vite më parë Pllanaj trazoi politikën pasi opozita akuzoi maxhorancën se biznesmeni i cili kërkohej nga policia si i dyshuar për transportimin e një sasie të konsiderueshme lënde narkotike drejt Italisë, operacioni i koduar "Laguna e Vilunit", ishte fshehur në makinën e ish-deputetit Mark Frroku

l.q.
Komento

Komente

  • Turi: 05/12/2018 22:47

    Kumbar quhet dikush qe pakten nje pjese e shoqerise ka respekt,per kte mi arash,dikush frike mund ta kete,po ska njeri qe e respekto

    Përgjigju