POP 5

Lajmet më të lexuara të 5 minutave të fundit

Vrasjet, ish-drejtuesi i Policisë: Shkova në Shkodër dhe shkarkova 14 oficerë, por PD i riktheu

Ish-drejtuesi i Policisë Mit’hat Havari u shpreh sonte në emisionin ‘Repolitix’ se ngjarjet e sotme në Shkodër e kanë të vjetër zanafillën. Ai u shpreh se në vitin 1995 kishte shkarkuar nga detyra 14 oficerë të policisë së Shkodrës, por u rikthyen nga PD kur ishte në pushtet.

Ka një histori ky nivel kriminaliteti. Unë Shkodër për herë të parë shkova në 1995, shkova për të liruar 14 oficerë të policisë së Shkodrës. Të 14 oficerë policë ishin të djathtë të emëruar pas 1992, kishin filluar rebelim kundër drejtorit për të marrë pushtetin, krijuan një situatë shumë shqetësuese. Ka qenë në dijeni vetë Presidenti dhe kryeministri asokohe, i largova, bëmë sherr dhe ika. Gjendja aty ishte e rëndë.

Në 1996 këta rebeluesit, banditët i rikthyen në punë. Në 1998 kur u emërova drejtor në Shkodër i gjeta brenda në drejtori, një nga ata një Gjergj Deda ma sollën në Berat dhe u kthye përsëri. Ishte një terror sa u prezantova, pasi ata e dinin nga vija. Sa u futa në zyrë me Neritan Cekën, erdhën një grup banditësh me një Pjeter Pjetrushi, para nesh kishin përcjellë disa drejtorë policie me kallashnikov. E gjithë kjo për të sunduar, injorancë e madhe. Edhe sot është e njëjta gjë, por ka një ndryshim. Nëse atë kohë ata kishin një prapavijë që merrnin urdhër. Nëse kjo histori do të ndodhte në një vend demokratik këta do të ishin të gjithë në burgje. Që kur kam qenë unë në Shkodër 80% e policisë nuk punonte. PD nuk goditi të keqen, këto që ndodhin sot janë të trashëguara.

Mit’hat Havari

d.ba./b.ha.
Komento

Komente

  • Akil: 06/09/2018 12:03

    Nuk ke shkuar ne Shkoder per here te pare ne vitin 1995 por me 01.09.1994, i shoqeruar nga Ermal Permeti, kur ke liruar 7 oficere te policise te gjithe me shkolle te larte policie (u aplikua nje nen i shpikur si te padenje per proceset demokratike) per te katapultuar shef rendi M. Prendin qe deri ate date bente detyren e agjentit te krimeve dhe ishte me shkolle te mesme!! Me kete emerim ka filluar edhe tatepjeta e policise ne Shkoder per te arritur ne gjendjen qe eshte sot! Je emeruar per here te pare drejtor ne Shkoder me 1998 (dhe zvdrejtor çuditerisht ke patur M. Prendin, delfinin e N. Cekes) per te zbatuar nje plan te sterholluar, qe e provokove personalisht ne stadiumin Loro Boriçi, qe kishte per qellim simulimin e marrjes se pushtetit me arme nga opozita e atehereshme dhe e zbatove me sukses sepse menjehere u emerove ne krye te policise ndertimore ne kryeqytet. Pjesemarresit e tjere ne komplot, ata qe i permend ne emision, fillimisht u shpallen ne kerkim per t`u rikthyer edhe nje here ne pune nga ata qe u vune pushken, duke vertetuar plotesisht teorine e komplotit te simuluar per syte e nderkombetareve. Per kete veprimtari je rrefyer tek oficeret qe ke liruar dhe ke shprehur pendese duke u justifikuar se "ashtu me kane servirur situaten". Dhe nese del tani neper ekrane dhe ben ekspertin/analistin e policise e ke gabim dhe "te rre menja" sepse perveç faktit qe je nje foles i arsimuar (sepse je mesues ne profesion)nuk merr vesh fare nga forcat e zbatimit te ligjit dhe te vleresimit te punes se tyre!

    Përgjigju