POP 5

Lajmet më të lexuara të 5 minutave të fundit

Largimi nga Juventus, Marchisio akuza Allegrit: Më deklaronte të dëmtuar kur nuk isha

Massimiliano Allegri dhe Claudio Marchisio

Claudio Marchisio kaloi një kohë të gjatë te Juventus, duke u shndërruar një prej mesfushorëve më të mirë të ekipit vitet e fundit. Por marrëdhëniet me trajnerin Massimiliano Allegri nuk kanë qenë të mira dy sezonet e fundit. Marchisio tashmë është një lojtar i Zenit St Petersburg. Raportet e lojtarit me Allegrin u përkeqësuan shkak të minutave të pakta që i ka dhënë trajneri italian gjatë dy viteve të fundit.

Kishte ardhur koha të na ndaheshin rrugët. Këto dy vitet e fundit nuk kanë qenë të lehtë, por ky është rreziku që të vjen me punën. Ajo që më ka zhgënjyer më shumë ka qenë se kishte raste që më deklaronin të dëmtuar kur nuk isha.

Claudio Marchisio, ish-lojtar i Juventus

Mesfushori italian ishte përfolur për një kalim te një sërë klubesh por në fund zgjodhi t’i bashkohej rusëve të Zenit. “Fola me drejtorin sportiv Jabier Ribalta dhe ai më bindi menjëherë. Për mua tani është e rëndësishme të tregoj se kush jam në fushën e lojës”.

l.q.
Komento