Masakra në Mat, Lulzim Basha: Jam gati për referendum për rikthimin e dënimit me vdekje

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ishte mbrëmjen e djeshme për ngushëllime në familjet e tre personave, dy punonjës të bashkisë së Matit dhe njëri banor i zonës, të cilët u ekzekutuan me armë zjarri nga Kujtim Koxha dy ditë më parë.

Gjithashtu Basha vizitoi edhe të plagosurin që ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën, ndërsa në një prononcim për mediat i pyetur nëse duhet të rikthehet dënimi me vdekje pas ngjarjeve të fundit, lideri i PD-së u përgjigj se është i gatshëm që ta shtrojë këtë pyetje në referendum kur Partia Demokratike të vijë në pushtet.

Kjo është një çështje që u takon qytetarëve shqiptarë, unë personalisht jam i gatshëm që këtë pyetje t’ia shtroj popullit shqiptar qoftë edhe si referendum në momentin që PD do marrë përgjegjësinë për të qeverisur vendin.

Lulzim Basha

Por a mundet që Shqipëria të rikthejë dënimin me vdekje? Pak kohë më parë, Romana Vlahutin, ish-ambasadore e Bashkimit Europian në Tiranë u shpreh se BE nuk e pranon një gjë të tillë. ‘Dënimi me vdekje nuk pranohet nga BE’ tha ajo në 4 maj 2018.

Shqipëria e ka hequr dënimin me vdekje në vitin 1992, ndërsa rasti i fundit u shënua në qytetin e Fierit, ku u varën dy persona në mes të sheshit, të akuzuar për masakrën e Libofshës. Vëllezërit Josif dhe Dritëbardh Çuko u varën, pasi u shpallën fajtorë për atë që u quajt “Masakra e Libofshës”.

Ngjarja ndodhi në 29 maj të vitit 1992 kur këta hynë në mesnatë në banesën e familjes Puto me qëllim grabitjen. Si pasojë ata vranë djalin e vogël të shtëpisë, së bashku me nusen e tij, babanë dhe nënën, pasi e torturuan dhe në fund mbesën 8-muajshe të familjes.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:42
Masakra në Mat, deputeti i PD: Rama me heshtjen e tij, nuk distancohet nga krimineli

Deputeti demokrat, Xhemal Gjunkshi akuzon kryeministrin Rama se vijon që të heshtë për vrasjen e trefishtë në Mat. Sipas tij, masakra është frymëzuar nga modeli i qeverisjes së tij kriminale.

Edi Rama vazhdon të heshtë për masakrën në fshatin Shëlli ku humbën jetën në krye të detyrës 3 qytetarë dhe u plagos një tjetër. Edi Rama flet për gjithfarë idiotësish, por hesht për jetët e humbura njerëzore. Ai hesht se ajo masakër është frymëzuar nga modeli i qeverisjes së tij kriminale. Edi Rama me heshtjen e tij, nuk distancohet nga krimineli që ai veshi me pushtet, sepse këtë ka bërë deri më sot, ka mbrojtur dhe frymëzuar krimin në kurriz të jetës, sigurisë dhe pronës së qytetarëve të ndershëm. Edi Rama dhe krimi janë të pandarë.

Xhemal Gjunkshi

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Labi: 14/10/2018 00:49

    Ngushellime familjareve te viktimave

    Përgjigju
  • Fredi: 13/10/2018 16:41

    Dorèzo gjènè e VJEDHUR njèherè ! Dorèzo ato 300 MILJON EURO qè VODHE she GRABITE tek RRUGA e KOMBIT dhe pastaj e bèjmè atè REFERENDUMIN pèr LIGJIN me VDEKJE , sepse i pari qè do Dènohet me VDEKJE je ti Luli , sepse ke VRARË 4 SHQIPTARÈ nè BULEVARD , dhe NUK ke dalè akoma pèrpara DREJTÈSISÈ .

    Përgjigju
  • tonin: 13/10/2018 16:00

    behu gati per burg ti,pa lere denimin me vdekje

    Përgjigju
  • Ish PD: 13/10/2018 10:59

    Kam lindur Demokrat isha demokrat po me kte gje si ka than ky pederadt mutit rroft PS e edi rames.. te q..... lulzim bashen.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Superliga/ Egnatia hedh 'në tapet' Kukësin pas 6 minutash, verilindorët në fundin e renditjes! Sherri bën heroin

Superliga/ Egnatia hedh 'në tapet' Kukësin pas 6 minutash, verilindorët në fundin e renditjes! Sherri bën heroin