Memaliaj/ Sherr për kullotat në mal, plagos babë e bir, në pranga 26-vjeçari (Emri)

Memaliaj/ Sherr për kullotat në mal, plagos babë e bir, në pranga 26-vjeçari (Emri)

Foto ilustruese

Një 26-vjeçar banues në Mallakastër është vënë në prangat e policisë pasi akuzohet se ka plagosur një baba dhe djalin e tij me një mjet prerës.

Bledar Salaj, 26 vjeç, është arrestuar ndërsa dy të plagosurit janë transportuar në spital, jashtë rrezikut për jetën. Burime për Report Tv bëjnë me dije se sherri ka nisur për shkak të kullotave në mal.

Njoftimi i plotë:

Plagos me mjet prerës në mal babë e bir për motive të dobëta, kapet dhe arrestohet në kohë rekord nga policia 

Ndërhyrja në kohë e policisë me arrestimin e autorit, parandalon përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit mes të afërmve të palëve 

Nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Stacionin e Policisë Memaliaj, u bë arrestimi i shtetasit:

Bledar Salaj, 26 vjeç, banues në Drizdar - Mallakastër.

Ky shtetas dyshohet se rreth orës 16: 30, në kullotat e fshatit " Buzkalemaj" , pas një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës shtetasit A.M 50 vjeç dhe K.M, 20 vjeç,(babë e bir), banues në Memaliaj, të cilët janë transportuar në spital ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën. 

Menjëherë porsa ka marrë informacionin, nga forcat policore është organizuar puna operacionale dhe në kohë rekord është kapur në pyllin e fshatit " Buzkalemaj" autori i ngjarjes. 

Kjo ndërhyrje në kohë rekord e policisë , ka bërë të mundur parandalimin e përshkallëzimit të një konflikti të mëtejshëm mes të afërmve të palëve, pasi autori kishte ardhur nga Fshati Drizar i Mallakastrës me bagëti në kullotat e fshatit Buzkalemaj.

Materialet do ti kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër , për veprime të mëtejshme për veprën penale "Vrasje në rrethana të tjera cilësuese kundër dy ose me shumë personave' e mbetur në tentativë", parashikuar nga neni 79/dh e 22 të Kodit Penal.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

I dënuari në Itali me 10 vite burg, fshihej në Shqipëri! Arrestohet 29 vjeçari me 3 emra

I dënuari në Itali me 10 vite burg, fshihej në Shqipëri! Arrestohet 29 vjeçari me 3 emra