Merr fund historia e rrëmbimit në Durrës, 3-vjeçari i dorëzohet nënës! Gjyshja vihet në pranga: Nipin donim që ta rrisnim vetë

Merr fund historia e rrëmbimit të 3 vjeçarit nga Durrësi pas të cilës ishte një dramë familjare.Të shtunën e 13 prillit, gjyshërit Rexhep dhe Bahrije Gjuni pasi kishin pritur në shtëpi djalin e vogël nuk kishin pranuar tia kthenin më të ëmës e cila ishte larguar nga banesa dhe jetonte në shtëpinë e të atit pasi bashkëshorti i saj, humbi jetën në aksident rrugor duke lënë të vetëm dy gjyshërit zemërthyer. Pas negociatave gjyshja pranoi ta dorëzonte sot të voglin në polici, konfirmuan burime nga policia për Shqiptarja.com.

Në këtë kuadër janë kryer një tërësi veprimesh hetimore dhe kontrolle të shumta në Durrës, Has, Kukës dhe Tiranë. Si rezultat i presionit policor, kërkimeve të shumta dhe negociatave, sot është vetëdorëzuar shtetasja Bahrije Gjuni, së bashku me nipin e saj 3-vjeçar, të cilin e mori nëna e tij, në gjendje të mirë shëndetësore.

Pasi dorëzoi nipin, gjyshes i janë vënë prangat, ndërsa para grupit hetimor ka dëshmuar se vendimin për të rrëmbyer nipin e kishte marrë bashkë me bashkëshortin e saj. Sipas dëshmisë, ajo ka thënë se nipin kanë dashur që ta rrisnin vetë dhe jo familja e nuses. 

"E kemi vendosur sëbashku me bashkëshortin tim Rexhepin ta merrnin nipin e ta rrisnim vetë sepse ai është djali i djalit tonë. Në këtë mënyrë të shtunën që shkoi e morëm dhe unë u largova nga shtëpia dhe u nisa për në fshatin tim në Gjinaj të Krumës te prindërit e mi. Atje kam fjetur një natë. Ditën tjetër kam shkuar te Vendi i Mirë në fshatin Buzmadh të Kukësit. Në Buzmadh kam fjetur një natë. Ditën e tretë kam shkuar në Kukës te një kushërira ime ku kam fjetur një natë. Pastaj kam shkuar në Tiranë ku kam fjetur në 4 hotele të ndryshme", ka dëshmuar ajo. 

Kërkimet për të voglin nisën më 16 prill kur mamaja e të voglit Ile Gjuni denoncoi zhdukjen e të birit dhe rrëmbimin nga vjehrritë. Kërkime pati në Durrës, Has, aty ku ka origjinën familja Gjuni Kukës dhe Tiranë. U kontrolluan 15 banesa në zonën e Krumës. Fotoja e 3-vjeçarit u dërguan në të gjitha pikat e kalimit kufitar. Ndërkohë në pranga u vu gjyshi Rexhep Gjuni, 60 vjeç dhe Arben Selaj, vëllai i gjyshes së 3-vjeçarit. Në kërkim ështe ende vëllai tjetër i gjyshes, Flamur Selaj, 43 vjeç. Gjyshja pretendon se dy vëllezërit e saj nuk kanë 'gisht' në këtë ngjarje.

"Vendosa ta dorëzoj nipin për shkak të ndjekjes së policisë por edhe se një vëlla i imi u arrestua e një tjetër është shpallur në kërkim pasi ata nuk kanë gisht në këtë çështje”, ka deklaruar gjyshja.

Dramën e rëndë familjare e rrëfeu 23-vjecarja e cila deklaroi se problemet me ish-vjehrrit kanë lindur pasi i vdiq bashkëshorti në aksident. Ajo ka shkuar të jetojë tek prindërit e saj po në zonën e ish-kënetës, ndërsa ish-vjehrrit vazhdimisht kërkonin kujdestarinë e 3-vjeçarit, gjë që nuk iu takon me ligj. Për të ulur tensionet ajo e çonte djalin tek gjyshërit gjatë fundjavave, por të shtunën e 13 prillit ata kishin refuzuar ta kthejnë fëmijën e mitur, me pretendimin se do ta rrisnin vetë dhe ishin larguar nga banesa.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:46
Rrëmbeu nipin, gjyshja në pranga: Donim që ta rrisnim vetë! Ja ku u fsheha

1713463263_1713441723bahjrijeguni.jpg

Gjyshja e 3-vjeçarit, Bahrije Gjuni

Policia e Durrësit ka arrestuar Bahrije Gjuni, gjyshja e 3-vjeçarit të zhdukur në Durrës. Ajo pranoi të dorëzonte sot djalin në polici, ndërsa është arrestuar nën akuzën e rrëmbimit të personit.

Para policisë ajo ka dëshmuar edhe se ku ka qëndruar me djalin ditët që ia mori nënës dhe u largua nga banesa e saj.

“E kemi  vendosur sëbashku me bashkëshortin tim Rexhepin ta merrnin nipin e ta rrisnim vetë sepse ai është djali i djalit tonë. Në këtë mënyrë të shtunën që shkoi e morëm dhe unë u largova nga shtëpia dhe u nisa për në fshatin tim në Gjinaj të Krumës te prindërit e mi. Atje kam fjetur një natë. Ditën tjetër kam shkuar te Vendi i Mirë në fshatin Buzmadh të Kukësit. Në Buzmadh kam fjetur një natë. Ditën e tretë kam shkuar në Kukës te një kushërira ime ku kam fjetur një natë. Pastaj kam shkuar në Tiranë ku kam fjetur në 4 hotele të ndryshme.

Vendosa ta dorëzoj nipin për shkak të ndjekjes së policisë por edhe se një vëlla i imi u arrestua e një tjetër është shpallur në kërkim pasi ata nuk kanë gisht në këtë çështje”, ka deklaruar gjyshja.

Ora 14:59
Durrës, ia rrëmbyen gjyshërit, mamaja merr 3 vjeçarin, falenderon policinë

 

Me 3 vjeçarin në krah mamaja 23 vjeçare ndihet e çliruar. Pas 1 jave ankthi më në fund mund ta ketë në krahë të voglin të cilin gjyshërit nga babai ia kishin marrë pa leje dhe e kishin fshehur duke refuzuar që tia dorëzonin.

Gruaja falenderon policinë ndërsa thotë se djali është në gjëndje të mirë shëndetësore.

Me makinën e policisë ajo u shoqërua për në banesë.
 

Ora 13:56
FOTO/ Një javë pa djalin, momenti kur mamaja përqafon 3 vjeçarin, vjehrritë pranuan t'ia dorëzojnë pas 1 jave

1713614214_121.jpg

Kjo është fotoja që mamaja përqafon të voglin i cili kishte një javë që ishte marrë nga gjyshërit dhe nuk pranonin tia dorëzonin.

 

 

S.G/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 21/04/2024 03:16

    Nuk besoj qe nena te shkoje deri aty sa t'ua ndaloje ne te ardhmen takimet mes tyre.Nuk eshte mire per femijen,vertet ata ben nje gabim trashanik,por rendesi ka te vendoset paqja dhe mirebesimi,megjithese ky i fundit nuk do te jete kurre si me pare mes tyre.

    Përgjigju
    • Dielli: 21/04/2024 14:13

      Sot per sot PO. Ata gjysher, edhe pse nga deshperimi i madh, ja bene vetes. Shkamtuan me qellim nje dhimbje tjeter. Vendosen mbi te drejten e memesise. Humben besimin e nenes, nuses. Ata nuk kane te drejte te kufizojne jeten e nenes, nese rimartohet, nese largohet nga vendi. Eshte e drejte e saj dhe vetem e saja.

    • Lala: 21/04/2024 09:32

      DHE te rrezikoj Tia rrembejn prap ?

  • Askushi: 20/04/2024 17:56

    Veprim i disa personave pa tru fare. Përveç dhimbjes që humbën djalin tani do kenë dhimbje tjetër që s'do e takojnë më dhe nuk e do shohin çdo ditë që rritet dhe nuk i bëhen dot krah në momentet e duhura dhe të nevojshme që do ketë ai djalë.

    Përgjigju
  • LORA: 20/04/2024 14:15

    Me ne fund,me hir a pahir,i thirren arsyes dhe nipin qe fati i keq e la pa baba nuk mund t'a denonin te mbetej pa nene. Shyqyr.

    Përgjigju
    • Den: 21/04/2024 11:49

      Fatkeqesi kombëtare qe shume familjeve u ka mbetur ora biologjike ne epokën e lek dukagjinit Po te ishte vajze?Do e rrëmbenin?

  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?



×

Lajmi i fundit

Zyrtare/ Marco Reus largohet nga Borussia Dortmund pas 22 vitesh

Zyrtare/ Marco Reus largohet nga Borussia Dortmund pas 22 vitesh