POP 5

Lajmet më të lexuara të 5 minutave të fundit

Meta dekreton 4 ministra, pezull Gent Cakaj, nuk shkarkon Bushatin

Presidenti Ilir Meta ka dekretuar mbrëmjen e së mërkurës 4 emrat e ministrave të rinj të propozuar nga kryeministri Edi Rama, ndërkohë që propozimi për Gent Cakajn vazhdon të qëndrojë pezull e kësisoj Ditmir Bushati ende nuk është shkarkuar nga posti i kreut të Ministrisë së Jashtme. 

Në krye të Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë do të vendoset Anila Denaj, e cila do të zëvendësojë Arben Ahmetaj. Ndërkohë, Besa Shahini do të vendoset në krye të postit të Ministrisë së Arsimit, ku deri më tani ka qenë Lindita Nikolla. Elva Margariti, një tjetër emër ky i dekretuar, do të vendoset në krye të Ministrisë së Kulturës, ku ka qenë deri më 5 janar Mirela Kumbaro. Emri i katërt i dekretuar nga presidenti i vendit, për të qenë në krye të Ministrisë të Infrastrukturës dhe Energjisë, duke zëvendësuar kështu Damian Gjiknurin, është ai i Belinda Ballukut.

Kërkesat për ndryshime në qeveri, Rama ia dorëzoi personalisht Metës më datë 4 janar pas një takimi të shkurtër. Një ditë më pas, presidenti Ilir Meta firmosi pa hetizim lirimin e të gjithë ministrave të propozuar nga Rama, me përjashtim të Ditmir Bushatit. (Lexo këtu) Duke emëruar vetëm katër prej tyre, Meta la pezull propozimin për Gent Cakajn, i cili u paramendua nga Rama si zëvendësuesi i Bushatit. Meta u shpreh në lidhje me këtë vendim se nuk mund ta linte Ministrinë e Jashtme pa një ministër në krye, e ndërkohë, cilësoi më tej se është edhe në pritje të informacioneve verifikuese për integritetin e Cakajt. (Lexo këtu)

a.s./r.k.
Komento

Komente

  • Talenti: 10/01/2019 08:31

    Do e bej pa frike! Se jua ngushtuar laku nga Gjermania dhe SHBA-ve

    Përgjigju
  • sali krimineli: 09/01/2019 21:45

    si mund ta dekretoj kur komshinjt tane ne veri e juge i thone mos e bej? na del dhe preshi kundra ketij ministri duke e editur qe preshi ka lidhje cdo min me jugoret dhe nxjerr dhe te dhena per barinjt qe na bllokohen nga bora.thoni jnae te gjitha pa lidhje?/jooooooooooooooooooooo

    Përgjigju