POP 5

Lajmet më të lexuara të 5 minutave të fundit

Meta dhe Majko ia marrin këngës arbëreshe në Kalabri, i shoqëron dhe Neritan Ceka (Video)

Presidenti ilir Meta, Prf. Dr. Neritan Ceka dhe ministri Pandeli Majko duke kënduar këngë arbëreshe

Gjatë qëndrimit në Itali presidenti Ilir Meta ka zhvilluar një takim me homologun italian Serxhio Mattarella, ku kanë biseduar për lidhjet e vjetra historike dhe të miqësisë, mbi partneritetin strategjik si dhe thellimin e bashkëunimit të gjithanshëm mes dy vendeve. Pas takimit, Meta theksoi se Shën Mitër Korona dhe Kolegji i “Shën Adrianit” janë djepi i arsimit dhe kulturës arbëreshe, ku ka dhënë mësim De Rada.

“Ruajtja dhe kultivimi i identitetit kombëtar të arbëreshëve është një simbiozë unikale me integrimin e plotë të tyre me kulturën dhe shoqërinë italiane,”- është shprehur Meta. Presidenti i Shqipërisë vlerësoi Kolegjin “Shën Adrianit” me dekoratën “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”, në shenjë vlerësimi për veprimtarinë akademike, për promovimin e gjuhës, letërsisë dhe kulturës arbëreshe.

Ndërsa presidenti Italian Serxhio Matarella theksoi se arbëreshët përfaqësojnë njërin nga shembujt më autentik të raportit të vëllazërimit mes dy popujve tanë. 

“Arbëreshët përfaqësojnë njërin nga shembujt më autentik të raportit të vëllazërimit mes dy popujve tanë. Shqiptarë për nga origjina dhe italianë prej më shumë se 500 vjetësh, kanë ruajtur me krenari traditat e lashta, ritet fetare, gjuhën e të parëve, duke dhënë, në të njëjtën kohë – me kurajë dhe nëpërmjet idealeve të tyre, një kontribut të rëndësishëm lindjes dhe bashkimit të Vendit tonë. Mesazhin e Skënderbeut, Arbëreshët ndër shekuj e kanë promovuar dhe përcjellë. Na bashkon, mbi të gjitha, vokacioni i përbashkët për të ndërtuar, së bashku me anëtarët e tjerë të familjes europiane, një kontinent të bashkuar, të integruar dhe paqësor,”- u shpreh Matarella.

Gjatë vizitës në Kolegjin “Shën Adrianit” në Shën Mitër Korona, Meta i shoqëruar edhe nga Minsitri për Diasporën, ka kënduar edhe këngë arbëreshe. I shoqëruar edhe nga Minsitri për Diasporën, Pandeli Majko, presidenti Meta ka kënduar edhe këngë arbëreshe, teksa i ka shoqëruar edhe Prf. Dr. Neritan Ceka. 

fl.mi.
Komento