'Miliona arsye për të thënë PO'!/Izet Haxhia i propozoi martesë nga kafazi i hekurt, vjen përgjigja e Francës

'Miliona arsye për të thënë PO'!/Izet Haxhia i propozoi martesë nga kafazi i hekurt, vjen përgjigja e Francës

Izet Haxhia sot para gjykatës së Tiranës

Izet Haxhia doli sërish sot përpara Gjykatës së Tiranës për të kërkuar hapjen e dosjes "Azem Hajdari", por një detaj tjetër mori vëmendjen e seancës gjyqësore. Nga kafazi i hekurt ai i ka befasuar të gjithë, kur propozoi për martesë, të dashursë së tij, Franca, përmes një letre të cilën e shfaqi përpara kamerave. 

Propozim ky i cili është pranuar nga e dashura e tij. Në faqen në Facebook të Izet Haxhise është publikuar këtë pasdite një postim nga vajza e cila i menaxhon tani profilin në rrjetet sociale, e cila shkruan:

Sot , jemi vetem une e ti!
Dhe dashuria!
Princi im i kalter, plot histori dhe aventura te panumerta, me dallge e tallaze qe do kishin shembur edhe nje mal… por jo ty, kurrsesi!

Sot, me bere nje pyetje publikisht..( ne fakt, ishim grindur pak si kokeforte gjaknxehte qe jemi te dy) Dhe ja pergjigjia ime, i cmenduri im i mençur,prej mjalti e prej hekuri:

Ne emer te pasionit: PO!

Ne emer te gjakut qe me rremben aq vrrullshem kur jam me ty:PO!

Ne emer te embelsise qe ti me mbeshtjell cdo dite: PO!

Ne emer te miqesise, si miku im me besnik: PO!

Ne emer te dashurise tone te shenjte: PO!

Ne emer te te gjitha dashurive:PO!

NE emer te lumturise: PO!

Ne emer te se drejtes per te jetuar nje perralle, si kjo e jona: PO!

Ne emer te jetes qe eshte tani, as dje, e as neser: PO!

Ne emer te arsyes magjike : PO!

Ne emer te vuajtjeve e sakrificave tona: PO!

Ne emer te muzikes qe kemi qare e qeshur aq here: PO!

Ne emer te beses se dhéne: PO!

Ne emer te lirise te shpirtrave tane: PO!

Miliona Po….Miliona arsye per te te thene PO…!
Do martohem me ty!
Kudo e sido qofte!
T a jap besen e shpirtit e te gjakut!

Te dua me shume se dje e shume me pak se neser, Izet Haxhia!

Me ty, deri ne fund… per nje fillim te pafund lumturie!

Kokashta jote!

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm