Procedohen drejtuesit e arsimit në Lezhë e Mirditë, ja shkaku

Procedohen drejtuesit e arsimit në Lezhë e Mirditë, ja shkaku

Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë

Jetojmë në vitin 2018 por një shkollë në fshatin Orosh të Mirditës ende nuk ka energji elektrike. Shqetësimin prifti Dom Genci i fshatit Orosh të Mirditës, e bëri në forumin e qytetarëve për sigurinë publike ku ishte i pranishëm dhe ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj dhe ambasadorja e BE-së, Romana Vlahutin.

Shkak sipas Dom Gencit ishte fakti që një familje nuk lejonte të kalonte linja e energjisë elektrike aty. Një denoncim i tillë e vuri në siklet drejtorin arsimor, i cili reagoi menjëherë duke deklaruar se të gjitha shkollat e Mirditës ishin rikonstruktuar dhe se një problem i tillë nuk do pengonte integrimin.

Por në krah të priftit doli ambasadorja Romana Vlahutin, e cila nënvizoi se gjendjen e keqe të disa shkollave, e kishte parë dhe me sytë e saj madje i këshilloi kryebashkiakët para se të blejnë makina të shtrenjta, të investonin në shkollat e fëmijëve, disa prej të cilave janë në gjendje skandaloze. 

Ndërkohë Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë pas ngritjes së shqetësimit publik në lidhje me mungesën e energjisë elektrike në shkollën Orosh të Mirditës, ka bërë verifikimet në terren duke konstatuar të drejtë problematikën e ngritur.

Nisur nga ky shqetësim konkret, gjatë një takimi publik të zhvilluar në Lezhë, Ministria e Arsimit Sportit dhe Rinisë ka nisur procedimin disiplinor me motivacionin “Mospërmbushja e detyrave, mosmarrja e masave për situatën e krijuar nga mungesa e energjisë elektrike për një periudhë të gjatë në shkollën Orosh, që ka cënuar mbarëvajtjen e procesit mësimor”, ndaj Drejtorit të Drejtorisë Arsimore të Lezhës, Bardhok Pulaj dhe Drejtorit të Zyrës Arsimore të Mirditës.

Ndërkohë në komunikim zyrtar me OSHEE, MASR garanton se shumë shpejt situata në shkollën e Oroshit do të marrë zgjidhje.

( Dokumenti, i Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë )

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • mesues: 07/05/2018 20:24

    Pse vetem kur vijne ministra e perfaqesues te huaj apo media veprohet,sepse ketu ne Diber ka qene nje drejtor me emrin e nje lumi qe nuk ka lene leke,euro pa marre per te punesuar te pashkolluarit me qellim qe dhe brezat te jene te tille. Edhe familjaret i ka me 8 vjeçare,por i ka pajisur me diploma fallco dhe jane ne marredhenie pune. Ka punesuar te denuar etj

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm (EMRAT)

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm (EMRAT)