Sherri në PE/ Balla: Padi nesër për Bashën, Salianjin dhe Hoxhën. Deputeti: Aty jepet llogari, s'është faltore për krimet

Sherri në PE/ Balla: Padi nesër për Bashën, Salianjin dhe Hoxhën. Deputeti: Aty jepet llogari, s'është faltore për krimet

Taulant Balla dhe Ervin Salianji

TIRANË- Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, me anë të një statusi në Facebook ka paralajmëruar një kallëzim, të cilin do ta depozitojë ditën e nesërme në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, për deputetin demokrat Ervin Salianji, kryedemokratin Lulzim Basha si edhe Florenc Hoxhën, ish-polici pranë PD, i cili intervistoi Fredi Alizotin në audio-përgjimin Babalja 2. Kallëzimi vjen pas deklaratave të PD, dje në Parlamentin Europian.

Nesër tek Prokuroria e Krimeve të Rënda depozitoj kallzim të plotë për vepra penale të kryera në bashkëpunim për Lulzim Bashën, Ervin Salianjin dorë për dore me Florenc Hoxhën, pazarxhinjtë e sëmurë që ranë brenda në kurthin që ngritën vetë me ca personazhe qesharakë e që nuk ka alibi që i shpëton.

Taulant Balla, kreu i grupit parlamentar të PS-së

Balla sqaron se nuk e harron turpërimin që sipas tij, PD i bëri dje vendin gjatë mbledhjes në parlamentin Europian. 

Postimi i plotë i Taulant Ballës

Lulzim Basha është zyrtarisht në hetim për “kallzim të rremë të kryer në bashkëpunim” me shpifës Nuhun. Pse nuk shkon PD t’i shohë kamerat e komisariatit dhe praninë time në komisariatin e Fushë-Krujës, apo edhe të vetë Nuhut? Ti Lulzim si person në hetim ke të drejtë t’i shohësh. Apo hajt se do harrohet. Nuk e le unë në harresë, Lulzim! Sepse dje turpërove Shqipërinë aspak mua, me një paçavurre që i dhe të lexojë Pollua.

Edhe Ervin Salianji është zyrtarisht në hetim bashkë me Babale&co. Nesër tek Prokuroria e Krimeve të Rënda depozitoj kallzim të plotë për vepra penale të kryera në bashkëpunim për Lulzim Bashën, Ervin Salianjin dorë për dore me Florenc Hoxhën, pazarxhinjtë e sëmurë që ranë brenda në kurthin që ngritën vetë me ca personazhe qesharakë e që nuk ka alibi që i shpëton.

Ti Lulzim duhet të sqarosh pazaret me këta persona, të bëra në SHQUP apo në oborrin e SHQUP-it. Kallzimi dhe cdo informacion tjerër është në dizpozicion të Prokurorisë, sepse shqiptarët duan të dinë të vërtetën sa më shpejt. Luli kërcen nga një degë në një degë, nga një gënjeshtër në tjetrën. Turp s’ka.

Lulzim mos kërko marrëveshje për tu tërhequr nga kallzimet. Do t’i shkojmë deri në fund seicilës prej shpifjve.

PD kërkoi një ditë më parë në Parlamentin Europian, largimin e Taulant Ballës nga kryesimi i delegacionit shqiptar në Komitetin e Stabilizim Asociimit Shqipëri-BE, duke krijuar kështu një situatë të pazakontë përpara eurodeputetëve. Deputeti demokrat, njerëzi nënkryetar i këtij delegacioni, Genc Pollo u shpreh se Balla shoqërohet me personazhe të trafikut të drogës. Akuzat e Pollos u hodhën poshtë nga kryesuesja e Komitetit, eurodeputetja Monica Macovei, e cila u shpreh se pretendimet e opozitës nuk janë vërtetuar asnjëherë.

Ndërkohë që më herët ditën e sotme, në një deklaratë për shtyp deputeti demokrat Ervin Salianji publikoi dokumente të reja të Prokurorisë lidhur me përgjimin e Fredi Alizotit, i njohur ndryshe si kunati i “Babales”, Albert Veliut.

Salianji tha se në një bisedë telefonike të përgjuar nga Prokuroria, Fredi Alizoti ka deklaruar se “po hidhet nga krahu tjetër, të marrë ato para dhe të bëjë një vit burg për dëshmi të rremë“. 

 

17:31/ Salianji i përgjigjet Ballës: Në prokurori jepet llogari për krimet, s'është faltore për shpëlarje

Deputeti demokrat Ervin Salianji i është përgjigjur numrit dy  në PS, Taulant Balla, pas paralajmërimit për një padi në gjykatë. Salianji ka ironizuar paralajmërimin e tij duke shkruar se Prokuroria është vendi ku jepet llogari për krimet dhe jo faltore për shplarjen e krimeve! 

E ke ngaterruar Taulant! Prokuroria është vendi ku jepet llogari për krimet, jo faltore për shplarjen e krimeve!  Kështu jemi ndarë, ne japim llogari për denoncimin e krimit ju jeni të ngrehur nga lidhjet me krimin! 

Ervin Salianji, deputeti i PD-së

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • jeton fadil bajg gjoleka: 17/10/2018 12:28

    O salinjan po ti paske qen idjot i ler por çfar mendon ti që Shqiptarët jan idjota si ty ? Ti gjith i kan par faktet e çdo kush e ka kuptuarqë ju keni bër një idjotizëm pa fund . Duke u mar me një njeri shum ordiner siç është babalja halja. Po një fjal e urt e popullit Shqiptar thot : Më thuaj me kë rri të them se kush je o salinjan indjan.

    Përgjigju
  • jeton fadil bajg gjoleka: 17/10/2018 12:28

    O salinjan po ti paske qen idjot i ler por çfar mendon ti që Shqiptarët jan idjota si ty ? Ti gjith i kan par faktet e çdo kush e ka kuptuarqë ju keni bër një idjotizëm pa fund . Duke u mar me një njeri shum ordiner siç është babalja halja. Po një fjal e urt e popullit Shqiptar thot : Më thuaj me kë rri të them se kush je o salinjan indjan.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Me kokainë me vete, arrestohet 26-vjeçari në Shëngjin! Momenti kur policia e shtrin në tokë dhe i vë prangat

Me kokainë me vete, arrestohet 26-vjeçari në Shëngjin! Momenti kur policia e shtrin në tokë dhe i vë prangat