POP 5

Lajmet më të lexuara të 5 minutave të fundit

Ndryshimet në qeveri, avokat Ngjela: Rama i hodhi ministrat si ushqim për SPAK-un për të shpëtuar veten

Avokat Spartak Ngjela i ftuar në emisionin “45 Minuta” të drejtuar nga Denis Minga në Report Tv për të komentuar lëvizjet në qeveri, u shpreh se Rama i largoi ministrat për dy arsye. “Protesta e studentëve, por edhe SPAK-u. Nuk besoj që do të jenë të gjithë këta ministra të akuzuar, por mbi 50% e tyre po, do të jenë objekt i SPAK-ut. Arsyeja që i ka eliminuar ka qenë kjo, por me këtë rast iu bënte edhe studentëve një lëshim, që nuk e përfillën. Ajo që duhet parë me vëmendje është problemi që në rast se ti si kryeministër heq gjysmën e qeverisë, ti nuk mbret, këta e dinë veten monark, nuk e njohin parlamentarizmin perëndimor. Kjo nuk është qeveri e një perandori që heq dhe vendos kë të dojë. Rama duhet të kishte dhënë dorëheqjen dhe të krijonte qeverinë tjetër. Rama ka hequr ministrat më të rëndësishëm dhe e konsideron si shëndoshje, jo krizë” u shpreh Ngjela.

Sipas avokatit, goditja e SPAK-ut do të fillojë nga shumica dhe pikërisht nga ministrat e larguar. “Ministrat e larguar do të jenë të akuzuarit e parë të SPAK-ut, disa nga ata, goditja fillon nga mazhoranca, jo opozita. Rama ua dha në tavë ministrat. Rama i hodhi, i nxori për të shpëtuar veten. Do fillojnë me kryeministrin që të shkojnë te Berisha? Nuk e di, besoj do të jetë e butë, sepse kështu ka ndodhur edhe në Rumani. I ke parë se cfarë gjyqtarësh kemi, që thonë mi ka dhënë gjyshi apo gjyshja, që nuk ka shtëpi, apo është në çadër, apo tezja e papunë, e kuptoni sa qesharakë. Ndërsa politikanët janë akoma më qesharakë. Prisni dhe do i shihni”.

Referuar ndryshimeve në qeveri, Ngjela sqaroi edhe arsyen se përse sipas tij Presidenti Meta nuk ka dekretuar deri tani shkarkimin e Bushatit dhe emërimin e Gent Cakës. “Për mendimin tim Rama, Bushatin nuk duhet ta mbante në qeverinë dytë, nuk kemi parë ndonjë diplomaci të rangut të lartë. Meta nuk po e dekreton, fakti që nuk është me interesin kombëtar dhe nuk po e dekreton, lë të kuptohet se është vendosur nga partnerët, janë të gjitha hamendësime. Do ta shikojmë cfarë angazhimi do të ketë shqiptari i Kosovës, nuk e njoh fare. Pse mërzitet Meta? Pse nuk shkarkon Bushatin Meta? Ai nuk do të vendosë një kosovar ministër të Brendshëm. Kush nuk e do që ministri i Jashtëm në Shqipëri të jetë nga Kosova? Beogradi i pari, Moska e dyta. Nëse ai është i Beogradit është turp për të gjithë” tha Ngjela.  Meta ka dekretuar vetëm 4 nga 9 ministrat dhe nuk ka shkarkuar ministrin e Jashtëm Ditmir Bushati (lexo këtu). 

d.ba.
Komento

Komente

  • Rruqja: 08/01/2019 22:15

    O VELLA LIKE ZOTRIA QE TI MBURR ASHT SHKAKTARI KRYESOR I PRUSHJES TE SISTEMIT TE DREJTESIS DHE ASHT MBESHTES KRYESOR I BERISHES PER GJITH MASAKRAT QE KA BERE .PER MOSHEN QE NUK DUHET TE FOLI RRUMBLLA PERDUMLLA .SA PER MUA MIS E KI MERAKUN SE KAM SHOATULLAT E MIJA DHE JO LLOGJET E SPARTAKUT TEND .RRESPEKTE .

    Përgjigju
  • ilir: 08/01/2019 19:14

    O rroqe ,,pse të djeg kaq se cfar thot Spartaku?Ky ësht nga njerëzit më të përgatitur e më të ditur sot për sot në Shqipëri.Të gjitha ato që thot i ka të mbështetura në ligjet perëndimore që i njef aq mir sa asnji tjetër,dhe flet vetëm me fakte.Cfardo ka thën Deri tani i ka dal,,dhe prit se më të bukurat nuk kan ardh akoma

    Përgjigju
  • Rruqja: 08/01/2019 16:25

    Sa shum kohe qe kalon aq me i bezdishem po behesh a thua se je dijetari madh ti se del e flet tamam si fallxhor se po te kishe gje ne zemer per te bere nonje pune do beje me partin tende te famshe sa nuk krahasohesh as me Nard Noken po ke gjet mjet jetese studjot ku dhe paguhesh dhe nxjerr lloj lloj pordhesh qe vetem ti mund tja ndigjosh aromen .POPULLI THOT : ME FOL E ME PUNU BAJN DY :O TEORICJEN I PJERDHUR .

    Përgjigju
    • Militanti: 08/01/2019 17:29

      E cuditshme vonoin por avokatit po i dalin gjerat qe parashtron, se di a i lexon a jo ti analizat apo ndoshta punon per pjaten. Tung