POP 5

Lajmet më të lexuara të 5 minutave të fundit

Rama komandon Lleshin ministër: Meta shkeli Kushtetutën, por nuk mbaron me kaq

TIRANË-Shumica gjen zgjidhje pas refuzimit të dekretit nga Presidenti Ilir Meta për Sandër Lleshin. Në mungesë të dekretit të Metës për ta emëruar ministër, qeveria fillimisht do të emërojë me vendim të Këshillit të Ministrave Sandër Lleshin në pozicionin e zv/ ministrit të parë për ta komanduar më pas në postin e ministrit të Brendshëm.

Ndërkohë që nesër në orën 10:00 do të mblidhet Kuvendi për të votuar dekretin e shkarkimit nga detyra të Fatmir Xhafajt. Pasi lexoi para grupit letrën me refuzimin zyrtar të Presidentit për Lleshin, Rama u shpreh se Ilir Meta shkeli Kushtetutën me këtë vendim, ndërsa përmes një statusi në rrjetet sociale kishte edhe një paralajmërim.

Dakordësi e plotë në Grupin Parlamentar. Kuvendi do të miratojë nesër dekretin e Presidentit për shkarkimin e ish-ministrit të brendshëm. Sandër Lleshi do të marrë drejtimin e MB si zëvendës ministër. Por nuk mbaron me kaq. Për më shumë do t'i drejtohem Kuvendit nesër në 10.00.

Edi Rama

Lëvizja e kryeministrit Rama për të komanduar Lleshin erdhi pas vendimit të Presidentit Meta pasditen e së shtunës për të mos e dekretuar. Në një reagim të shkurtër, presidenca sqaroi të shtunën se Meta nuk ishte i bindur për kandidaturën e Lleshit në krye të ministrisë së Brendshme.

Kjo bëri që dje, me kërkesë kreut të qeverisë, të zhvillohej një takim në Presidencë mes kreut të shtetit Ilir Meta dhe kryeministrit Rama. Pas takimit, Kryeministria tha se ‘Bashkëbisedimi ishte i hapur e konstruktiv dhe kryeministri do të vijojë komunikimin me Presidentin e Republikës’.

Sot Rama vendosi që të ‘nxjerrë jashtë loje’ Presidentin duke e emëruar Sandër Lleshin në postin e zv/ ministrit të parë dhe duke e komanduar Ministër të Brendshëm. 

Aktualisht, zyrtarisht janë pesë zv/ ministra të Brendshëm; Romina Kuko, Rovena Voda, Besfort Lamallari, Julian Hodaj dhe Sandër Lleshi, që do të jetë i parë dhe i komanduar ministër.

Ora 15:02
Komandimi i Lleshit ministër, PD: Rama këmbëngul se i duhet një kukull për të mbrojtur veten

Partia Demokratike ka reaguar pas vendimit të kryeministrit Edi Rama për të komanduar në postin e ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshin. Selia blu deklaron se këmbëngulja e Ramës tregon se i duhet një kukull në atë post për ta kontrolluar për të mbrojtur veten, Dakon, Ballën, Gjiknurin dhe Ahmetajn.

Këmbëngulja e Edi Ramës për emërimin e Sandër Lleshit në drejtimin e Ministrisë së Brendshme, konfirmon qëndrimin e opozitës se Rama e ka jetike kontrollin e plotë të Ministrisë së Brendshme. Duke qenë vetë de facto Ministër i Brendshëm, Edi Rama ka më shumë mjete për të mbrojtur Olsi Ramën, Vangjush Dakon, Taulant Ballën, Damian Gjiknurin, Arben Ahmetaj dhe këdo tjetër anëtar të bandës së tij në pushtet.

Emërimi i figurës më të papërshtatshme për të drejtuar Ministrinë e Brendshme provon që Edi Ramës nuk i intereson lufta kundër krimit të organizuar, por mbrojtja e tij me çdo çmim. Është fakt që deri më sot asnjë emërtesë e Edi Ramës në krye të Ministrisë së Brendshme nuk  e ka luftuar krimin e organizuar, por ka bashkëpunuar dhe e ka mbrojtur atë me porosi direkte të Edi Ramës. Edi Rama nuk mund ta luftojë Edi Ramën, prandaj i duhet një kukull si Sandër Lleshi për të mbrojtur veten dhe për t’i siguruar  paprekshmëri krimit.

Deklarata e Partisë Demokratike

Rama vendosi që të emëronte Sandër Lleshin zv/ ministër të Brendshëm dhe më pas për ta komanduar në postin e ministrit pas vendimit të Metës për të refuzuar dekretin.

Ora 13:37
Refuzimi i Metës për Lleshin, Balla, Ruçi dhe Agaçi takim në Kryesinë e Kuvendit

Kreu i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla, kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi dhe sekretari i Përgjithshëm i Kryeministrisë, Ëngjëll Agaçi kanë zhvilluar një takim në ambientet e Kuvendit.

Ende nuk dihen detaje mbi takimin e tyre, por referuar aktualitetit politik, kryefjalë ka qenë mosdekretimi i Sandër Lleshit nga Presidenti Meta. 

Ora 12:59
Diskutime për Sandër Lleshin? Zbardhet takimi mes Metës dhe Ruçit në Presidencë

Paraditen e sotme Presidenti Meta zhvilloi një takim me kryetarin e Kuvendit, Gramoz Ruçi me kërkesë të këtij të fundit. Burime për Report Tv pohuan se një nga temat e bisedës ishte çështja e dekretit të Sandër Lleshit. Por në një njoftim për mediat, Presidenca thotë se është folur për datën e zgjedhjeve dhe garën për KLSH-në.

Presidenti i Republikës Sh.T.Z. Ilir Meta, me kërkesën e tij, zhvilloi sot një takim me Kryetarin e Kuvendit, Sh.T.Z. Gramoz Ruçi. Presidenti Meta e njohu Kryetarin Ruçi me konsultimet e zhvilluara prej tij për datën e zgjedhjeve të ardhshme lokale. Gjithashtu, Presidenti Meta i bëri me dije Kryetarit Ruçi zhvillimin e procedurave transparente për të ftuar kandidatët, të cilët kanë paraqitur interesin për Kreun e Kontrollit të Lartë të Shtetit, me qëllim përzgjedhjen e një kandidati të përshtatshëm dhe me integritet për këtë pozicion të rëndësishëm.

Njoftimi i Presidencës

Ora 11:34
Refuzimi i Lleshit, Meta takim 60’ me Ruçin, e përcjell deri tek dera me buzëqeshje (VIDEO)

Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi paraditen e sotme ngjiti shkallët e Presidencës për të zhvilluar një takim me kreun e shtetit Ilir Meta. Takimi me kërkesë të Ruçit zgjati për rreth një orë.

Sipas burimeve të Report Tv, në qendër të bisedës ishte çështja e Sandër Lleshit, pas refuzimit që Meta i bëri dekretit të propozuar nga kryeministri Rama.Ende nuk dihet nëse takimi i kërkuar nga Ruçi do të sjellë ndonjë surprizë, por në pamjet e siguruara nga Report Tv, kreu i shtetit shfaqet i buzëqeshur në momentin e përcjellës së kryetarit të Kuvendit deri tek dera, ndërsa dje me kryeministrin nuk ndodhi e njëjta gjë.

Ndërkohë që 24 orë më parë ishte shefi i qeverisë ai që zhvilloi një takim kokë më kokë me Metën për këtë çështje.

Meta përcjell Ruçin pas takimit në Presidencë

Ora 11:25
Letra zyrtare e Metës, Rama: Presidenti e refuzoi kandidaturën e Sandër Lleshit

Report Tv zbardh detaje nga mbledhja e grupit të Partisë Socialiste ku u diskutua për vendimin e Presidentit Meta për të refuzuar emrin e Sandër Lleshit në postin e ministrit të Brendshëm. Kryetari i PS, njëkohësisht kryeministër i vendit ka lexuar në mbledhje letrën që Presidenti i ka dërguar dje para takimit për refuzimin zyrtar të propozimit për Lleshin në postin e ministrit të Brendshëm.

Letra e Presidentit dërguar shefit të qeverisë ka të njëjtën përmbajtje me atë që u bë publike nga zëdhënësi i kreut të shtetit që ‘Meta nuk ka krijuar bindjen për dekretimin e Lleshit’. Rama është shprehur në grup se Presidenti ka shkelur Kushtetutën me vendimin, ndërsa ka shprehur mbështetjen e plotë për Sandër Lleshin.

Derisa të bindim presidentin që është i duhuri. Mosdekretimi është në shkelje të Kushtetutës. Nuk kemi gjykatë Kushtetuese dhe ne do të gjejmë mënyrë tjetër. Nuk ka asnjë lloj mëdyshje për mbështetjen e Lleshit. Sandër Lleshi ka top cosmic- certifikata më e lartë e sigurisë nga NATO. E ka vetëm ky dhe Pandi (Pandeli Majko) për NATO-n.

Edi Rama

Para deputetëve socialistë, kryeministri është shprehur gjithashtu se nuk duhet të bien në situatën e krijuar nga Presidenti. ‘Presidenti nuk ka dhënë asnjë arsye po vetëm mos bindjen e tij. Ne nuk duhet të bien në këtë situatë që nuk është e jona. Ne duhet ti dalim për zot situatës’ mësohet se ka thënë kryeministri, raporton gazetarja e Report Tv, Esiona Konomi.

d.ba./r.k.
Komento

Komente

  • Haruni: 06/11/2018 01:37

    TIMONIERIT SI DREJTUES QEVERIJE ME MINISTRA KUKLLA I KA DALE PERPARA SEMAFORI I KUQ TE SHIKOJME DO TA KALOJE RRUGEN ME DRITE TE KUQE APO DO QENDROJE PO KALOJE ME TE KUQE POLICIJA DUHET TA GJOBISE DHE GJOBA ESHTE DORHEQJA

    Përgjigju
  • Albani: 05/11/2018 17:17

    Ju,politikan te njyrave blu apo te kuq cfaredo ngjyre qe mbani nuk keni te drejte morale qe t ardhurat e juaja jane shumefishe me te lareta se nje punetori qe punon ne nje uzine. Turp per ju.Not so good!

    Përgjigju
  • Erald Delenxhiu: 05/11/2018 16:09

    I PD jam. Po pse kështu do i fitom zgjedhjet ne ? Na lat prap në opozit më duket.

    Përgjigju
  • ilir: 05/11/2018 11:49

    Deri në mbrëmje GJENERALI dekretohet MINISTËR

    Përgjigju
  • Vlorë: 05/11/2018 11:08

    Të haj M.. meta dhe monicka

    Përgjigju