Nis konkursi i specializimeve, Manastirliu: Këtë vit 249 kuota për mjekë specialistë

Nis konkursi i specializimeve, Manastirliu: Këtë vit 249 kuota për mjekë specialistë

U zhvillua sot në Tiranë konkursi për specializimet në Mjekësi, ku 333 kandidatë u testuan në fazën e parë, atë të testimit me gojë para komisioneve të pedagogëve të Fakultetit të Mjekësisë.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, ndoqi nga afër fazën e parë të konkursit, në përfundim të të cilit, 249 mjekë të rinj do të fillojnë këtë vit specializimet në Mjekësi.

“Pas 4 vitesh ndërprerje, specializimet jo vetëm po vijojnë çdo vit, por kuotat janë shtuar, duke krijuar më shumë mundësi për diplomimin e mjekëve specializantë për të plotësuar në këtë mënyrë nevojat me mjekë në të gjithë vendin. Këtë vit janë 249 kuota, nga të cilat 125 janë kuota të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, pra mjekë specialistë që në përfundim të studimeve do të shërbejnë në spitalet tona, aty ku ka nevoja për mjekë sipas specialiteteve”, tha Manastirliu.

Pas fazës së parë të konkurrimit, e cila u përmbyll sot, do të zhvillohet faza e dytë, ajo e dosjeve për secilin kandidat dhe faza e tretë është ajo e testimit me shkrim.

Këtë vit diplomohen 40 mjekët e parë specialistë, pas një bllokimi 4 vjeçar nga politika e vjetër. Ndërsa vitin e ardhshëm plotësohet cikli i parë 4-vjeçar prej rikthimit të specializimeve nga ku do të kemi 300 mjekë specialistë.

Deri në diplomimin e tyre, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka ndërmarrë një sërë nismash për të ofruar shërbimin me cilësi afër vendbanimit të qytetarëve.

Vijon me sukses programi i paronazhit, ku mjekë të spitaleve universitare të Tiranës po japin shërbim të specializuar në spitalet rajonale. Deri tani 2902 qytetarë kanë marrë shërbim të specializuar afër vendbanimit, për të cilin më parë detyroheshin të drejtoheshin drejt spitaleve universitare të Tiranës për këto shërbime.

Po ashtu po zgjerohet programi i bonusit me mjekë të specializuar që kanë pranuar të shkojnë në spitalet rajonale për ofrimin e shërbimit me kohë të plotë aty ku janë nevojat.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale do të vijojë të mbështesë brezat e rinj të specializantëve që diplomohen duke filluar nga ky vit, për punësimin e tyre sipas procedurave transparente në spitalet në të gjithë vendin.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

21 janari, CRIME STORY publikon për herë të parë dokumentet e hetimit të panjohur! Sonte në 22:00 në Report Tv

21 janari, CRIME STORY publikon për herë të parë dokumentet e hetimit të panjohur! Sonte në 22:00 në Report Tv