Opozita mblidhet në Vlorë, Basha sulm Markut: Kukulla e Ramës, të shkonte me pranga në Kuvend për të arrestuar hajdutët

VLORË-Paralelisht me seancën plenare në Kuvend, opozita zhvilloi sot për disa orë mbledhjen e paralajmëruar në Vlorë. Në këtë mbledhje morën pjesë aleatët e PD-së, LSI dhe PDIU. Monika Kryemadhi, Shpëtim Idrizi, Agron Shehaj dhe të tjerë deputetë të opozitës morën pjesë në takim. Report Tv ka mësuar se në këtë mbledhje kanë munguar ish-kryeministri Sali Berisha dhe Vangjel Dule. Kryetari i PD-së, ka akuzuar kryeprokuroren Arta Marku, që sipas tij, shkoi sot në Kuvend për të legjitimuar vjedhjen që sipas Bashës po bëhet me ligjin për Teatrin Kombëtar. 

Në sallën e kuvendit një maxhorancë e inkriminuar po ndërmerr një akt të paprecedentë në historinë e Europës. Arta Marku është shërbëtore e Ramës dhe jo prokurore e republikës. Prania e kryeprokurores kukull e Ramës në kuvend është certifikata e vjedhjes, nëse do të kishte shkuar me pranga dhe tërhiqte zvarrë një duzinë hajdutësh dhe politikanësh të lidhur me krimin në atë sallë që bashkë me pjesën tjetër të rilindësve dele që po bëhen gati për aktin e vjedhjes. Edi Rama dhe hajdutët dhe kriminelët e tij në parlament bashkë me një tufë delesh u kapën flagrant në vjedhje, përmes një proceduar të përshpejtuar për grabitjen e pronës publike që të ngrinin 7 kulla me një vlerë 200 milionë euro.

Lulzim Basha, kryetar i PD

Kryetari i PD-së, ka akuzuar ministrin Fatmir Xhafaj se i ka dhënë të vëllait favorizim në fushën e lojërave të fatit, në të cilën po pastrohen paratë e pista.

I pari i listës së rilindjes krimianle është vetë kryeministër dhe i ndjekur nga ministri që ka vëllanë baronë të drogës në Vlorë.

Ky bilanc kriminal është kaq i rënduar për dy arsye, Rama krye deputet i Vlorës i dorëzoi kontrollin këtij qarku Saimir Tahirit dhe pas komprometimit të tij të plotë, Fatmir Xhafës, por të gjithë e dinë nëse i pari e bënte drogën me kushërinj, i dyti e bën më vëllanë e tij, ai ka dhënë karta bilancë të bashke dënuarve të vëllait, i ka dhënë industrinë e bixhozit me të cilat pastrohen paratë e pista.

Lulzim Basha, kryetar i PD

Basha ka hedhur akuza drejt mazhorancës që sipas tij ka sjellë një drejtësi dhe një shtet në kolaps.

Nga Uashingtoni në Bruksel nuk ka njeri që nuk e kupton më se Edi Rama është një hajdut me damkë. U kapën në një akt vjedhje. Nuk ka prokuror për të gjykuar banditët, kjo është vepra e Edi Ramës me reformën në drejtësi që është kthyer në instrument të politikës së lidhur me krimin. Shullazi Tahiri e Rama janë një. Drejtësia në kolaps shteti në kolaps, pa gjykatë kushtetuese pa prokuror, nuk mund të jetë zgjidhja për kuvendin. Ne ndodhemi në emergjencë kombëtare, Prokuroria ka rënë siç e demonstron rasti Shullazi. Krimi i organizuar e ka shndërruar Vlorën në një zonë lufte për kontroll mes bandave ky viktimat janë qytetarët e pafajshëm.Jemi sot këtu për të çjerrë maskën e takimeve fasadë, për të treguar të vërtetën tronditëse të një qyteti të marrë peng nga krimi. Vlora s’mund të rri peng i krimit, fatura që po paguajmë është shumë e lartë, me pasiguri e bllokim total të rrugës së integrimit

Lulzim Basha, kryetar i PD

Basha ka thënë se opozita nuk do të bëjë asnjë kompromis pa zgjidhur çështjen e largimit të politikanëve të lidhur me krimin.

Një kuvend me kriminelë nuk është vendi për të kërkuar zgjidhje por është vendi për të marrë fshesën dhe për të pastruar, nuk do të ketë më asnjë ligj, reformë, pakt, negociatë, bisedë pa zgjedhur largimin e politikanëve të lidhur me krimin. Sekuestrimin e pasurive që kanë lidhur kontrata me Ramën dhe lukuninë e tij barbare të hajdutëve. Sot do ti japim formë përfundimtare platformës sonë për ta shpëtuar drejtësinë nga kapja politike dhe për ti dhënë vendit zgjedhje të ndershme dhe të lira. Prej nesër do ti nënshtrohen konsultimit direkt me ju të dashur qytetarë dhe me ju do të marrim vendimin final për t’i dhënë përgjigje e merituar shtetit të kapur nga krimi, duke filluar më çlirimin e kuvendit Naivëve dhe kaçurreleve të Ramës që pyesin pse PD dhe opozita nuk është në Kuvend u themi, teatri nuk është shkaku por pasoja e emergjencës kombëtare.

Lulzim Basha, kryetar i PD

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • redi: 20/09/2018 13:59

    Zonja Marku po pret me pranga ne duar, per ju qe jeni ne Vlore bashke ne Saliun . Si nuk ke turp, qe ke dy dosje te medha per vjedhje me permasa te medha dhe urdherues ne vrasjen e 21 Janarit dhe llap kot dhe pa llogjik . Te hetohen dhe koncensionet e Rames por dhe 365 koncensionet e Saliut qe po i zejne frymen ketij populli . Krimi me i madh jane ligjet qe ju japin te drejte ju , qe mandatin e keni per kater vjet dhe ipni koncensione per 35 dhe 40 vjet . Koncensionet u krijuan nga ju me ndihmen e mafies ndekombetare per te rrjepur pasurite e shqiptareve .

    Përgjigju
  • Drejtesia: 20/09/2018 13:53

    Drejtesia po troket e do marin fund zullumet tuaja,mos i hengshi, ajo b me botoxs me ate qelbesirin camin e pabese,me kryehajdutin 30 vjec me shtepi ne Hollande,shume shpejt do i nxjerrin ku i kane e ku si kane,e kjo ka filluar t'u djege shume

    Përgjigju
  • agim: 20/09/2018 13:29

    O Lulush !!! Marku sot i kishte hekurat me veti,po ty si hajdut model nuk te gjeti. Ishe fshehur thelle ne Vlore Je kryehajdut ore i gjore Deri sot e ke shty me rraporte Shume shpejt do perfundosh ne shport

    Përgjigju
  • Vali: 20/09/2018 13:18

    Shife si shikon mona qa me vjedhur ndonje gje veq per te vjedhur jan bere gjith bashke turp per ato qe i mbeshtet kto njerez

    Përgjigju
  • Arlind: 20/09/2018 12:57

    Se kuptoj ky Shehu qe pasurine e ka vene me gjak e djerse, çkerkon me keto fytyra hajnash?! Nc nc nc

    Përgjigju
  • Donela: 20/09/2018 12:48

    Te gjithe qelbesirat bashke,kryeson MONA-LULI,te neveritshem.

    Përgjigju
  • Fredi: 20/09/2018 12:33

    Te neveritshem derisa te vjen per te vjelle. Hajdutet dhe mashtrueset bertasin kapeni hajdutin. Si flene gjume naten keta te tre?

    Përgjigju
    • Fredi ZORRAXHIU: 20/09/2018 16:19

      Çeta dhe Kopeja e KRIMIT dhe HAJDUTËVE dhe HALABAKËVE siç është edhe Shpëtim Idriz HAJDUTI , që do të GRABISI njëherë Shqiptarët e Shqipërisë , dhe pastaj gjoja të kërkojë Pronat e Çamëve në Greqi !?!?!!Aleanca e PISAVE , QELBËSIRAVE , HORRAVE , KRYE HAJDUTËVE dhe SPIUNAVE duan PUSHTET në Tavolinë pa Votën e Popullit!

  • Babalja: 20/09/2018 11:49

    Ske faj o deshtak se te kishte ligje ne ate vend, ti i pari e kishe vendin tek vendi i qenit.

    Përgjigju
  • Shqiptar: 20/09/2018 11:22

    Berisha mungon ne Vlore? Nuk habitem. Ka hapur shume varre ne Vlore

    Përgjigju
  • Populli: 20/09/2018 11:17

    O ju plehra marshi mallkimin e ketij populli,kjo grua funderrine,ky cam i qelbur qe shiheni si rri si i dhj***,Lul kryehajduti nje vote nuk merrni ju plehra-qelbesira.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Edmond Spahon e ‘lëshojnë nervat’ në komision, i kthehet Bilalit: Të kesh turp! I ndërsehet edhe Vokshi: Më jep fjalën...

Edmond Spahon e ‘lëshojnë nervat’ në komision, i kthehet Bilalit: Të kesh turp! I ndërsehet edhe Vokshi: Më jep fjalën...