Padia kundër Shqiptarja.com, Unioni i Gazetarëve: Procesi s’duhet të vijojë pa kaluar në vetting Gjin Gjoni

TIRANE-Kreu i Unionit të Gazetarëve Shqiptarë Aleksandër Çipa ishte i ftuar në studion e Report Tv për të komentuar proceset gjyqësore mes gazetarëve dhe gjyqtarëve. Duke u ndalur të procesi gjyqësor mes dy gazetarëve të Shqiptarja.com Adriatik Doçi dhe Elton Qyno dhe Gjin Gjonit, që aktualisht ndodhet në apel, Çipa u shpreh se procesi nuk duhet të vijojë pa kaluar në vetting gjyqtari.

Kreu i Unionit të Gazetarëve theksoi se Gjoni është në konflikt interesi, pasi është pjesë e Apelit, gjykatë që do të shqyrtojë padinë, ndërsa shtoi se ai nuk i është nënshtruar vettingut dhe një proces i tillë është i paragjykuar.

Padia e Gjonit ndaj dy gazetarëve, për Çipën duhet të gjykohet nga sistemi i ri i drejtësisë.  Gjin Gjoni dhe bashkëshortja e tij apeluan vendimin e Shkallës së Parë për dy gazetarët e Shqiptarja.com.

Dosja aktualisht ndodhet në Apel, por Gjoni është në konflikt interesi, pasi edhe vetë është pjesë e kësaj gjykate.  Në fund të intervistës, Çipa u shpreh se vetëm në 4 muajt e parë të vitit 2018, ka 15 raste ku gazetarët janë në procese gjyqësore.

Si janë, politikanë ata që hedhin në gjyq gazetarët?
Ka edhe persona që kanë pasur poste në nivelet e ekzekutivit. Kemi edhe raste edhe mes komunitetit tonë, por edhe gazetarit dhe një punonjësi të administratës, apo pretendime për shpifje

Akuzat ku përqendrohen?
Prishje të imazhit dhe shpifje

Po në krahasim me vendet e tjera si jemi?
Nuk kemi statistikë, por nga raportimet ne kemi raste specifike për ballafaqimet në gjykata. Edhe Kosova ka raste të tilla, Bosnja raste të konsiderueshme, edhe në Serbi, por nuk mund të bëj një referencë. Ne kemi qenë më mirë, por fillesat e këtij viti janë problematike. Në indeksin e lirisë së medias, ne përfshihemi te vendet me liri të pjesshme, problemi qëndron në dy linja; raporti i DASH, Reporterëve pa kufij, KE, por edhe Fredoom House. Një problem është pronësia, e dyta është informaliteti në mediat e vendit, ka një kaos që nuk garanton funksionimin e pluralizmit. Problemi më themelor është respektimi i kontratave të punës. Këto të gjitha janë të përfshira në raportet e fundit.

Retorika anti-media, përmendet edhe Rama lidhur me fjalorin e tij edhe ofendues ndaj gazetarëve me shprehen kazani, ndikon kjo?
Në demokraci përcaktimet kolektiviste janë të dëmshme, në raportet mes pushteteve janë të refuzueshme dhe subjektiviste. Nuk i lejohet Ramës të etiketojë në bllok të gjithë mediat dhe gazetarët, është e pahijshme. Kryeministrit mund t’i kthehet në bumerang. Gazetarët kanë të drejtën të reflektojnë duke qenë më kurajozë.

Ndalemi te zhvillimi i fundit, apelimi i Gjin Gjonit kundër dy gazetarëve të Shqiptarja.com Adriatik Doci dhe Elton Qyno. Këtu ka një konflikt të pastër interesi, pasi Gjoni është anëtar i Apelit dhe punon me këta gjykatës dhe kushdo që të përzgjidhet është koleg i tij...
Ne kemi mbajtur një qëndrim, jemi deklaruar për intimidim të procesit gjyqësor. Janë shumë arsye që na bëjnë të dyshojmë për një influencë të drejtpërdrejtë apo tërthortë në procesin ku ai është palë. Sistemi është atakuar nga të gjithë. Gjoni nuk i është nënshtruar Vettingut dhe një proces i tillë është i paragjykuar, për të ‘iu nënshtruar gjykimit nga sistemi i vjetër. Nuk është rastësi që një proces i tillë e ka jo vetëm me një media, por edhe me gazetarë të tjerë. Kjo e bën problematik atë dhe jo gazetarët. Për të qenë korrekt, ne do të këmbëngulim, do ta ndjekim procesin, është një betejë mes një gjyqtari dhe kauzës profesionale.

Bëhet fjalë edhe për një fenomen. Gazetarët më kanë raportuar se raportimet e tyre vijnë nga dokumente të institucioneve dhe jo sajesë. Sa logjikë ka që të hidhen në gjyq për këtë?
Personalisht nuk kam dyshim te profesionalizimi i kolegëve. Ne jemi të gatshëm për të shtuar avokatinë, për një ekspertizë në formën e një studio avokatie.

Ju jeni i mendimit pa i nënshtruar vettingut nuk mund të vijojë procesin gjyqësor?
Absolutisht po.

Do të jetë i drejtë ky proces?
Në kushtet që gjendet, pyetja është do e gjykojë sistemi i vjetër apo një gjykim i drejtë?

Kjo e dytë kërkon kohë...duhet të presim gjyqtarët e rinj?
Sipas pretendimit të Gjonit, shpreson që ta mbajë në aulat e procesit të vonuar

Avokati deklaroi se ka qenë i sëmurë dhe se ditën e gjyqit ka pasur shi dhe për këtë u vonua për të dorëzuar ...
Arsyeja nuk është bindëse, por alibi.

E qëllimshme?
Po. Për ta mbajtur të hapur një konflikt gjyqësor pse jo për ti dhënë një vlefshmëri në kontekstet e situatës personale

Nëse përfundon me dënimin me gjobë ndaj dy gazetarëve mendoni se do të ishte precedent i keq?
Nuk kam arsye ta paragjykoj si do të zhvillohet procesi. Kam besim nuk ka si të triumfojë Gjoni përballë gazetarëve. Këtë çështje mund ta shndërrojmë në kauz, si semantikë e marrëdhënieve mes pushteteve, dhe një përfaqësuesi të atakuar publikisht dhe jo nga një dy apo tre, por edhe nga grupe...jo më kot një pjesë e mirë e përfaqësuesve me kredite të larta të trupit diplomatik kanë ofruar solidaritet.

Ka pasur mbështeje nga ambasada amerikane?
Ambasada amerikane linkoi deklaratën tonë të Unionit të Gazetarëve në faqen e saj

Cila është puna që po bëni si union tani?
Objektiv është përmirësimi i standardit dhe nuk do të reshtim për të intensifikuar kalendarin e protestave dhe strukturimit të një lëvizje që do të zhbëjë realitetin për mungesën, që nuk kemi struktura sindikale, kjo është e papranueshme.

 

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Plepisti Gjon: 28/04/2018 08:44

    Patjeter qe ky kulishi i kamur me parate e shqiptareve i quajtur Gjin Gjoni,qe emri i tij simbolizon korrupsionin ne katror dhe lepirjen pas Berishes qe e dergoi dhe ne kursin e plepave ,duhet te kaloje me pare nga vetingu.Ky kerme eshte shembulli tipik i gjyqtarit te korruptuar dhe pavaresisht dritareve qe mund te perdore ,ky meriton jo vetem te kaloje ne veting por te hapet dhe procedim penal kunder tij,se ka shperdoruar per vite me radhe detyren e ligjin,duke e bere ate llastik,sipas mases se Berishes e miqve te tij dhe tani,si i pacipe qe eshte,beka dhe padi!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm