Pas emigrantëve, Salvini u shpall 'luftë' romëve që jetojnë në Itali

Pas emigrantëve, Salvini u shpall 'luftë' romëve që jetojnë në Itali

Matteo Salvini, Ministri i Brendshëm italian

Ministri i Brendshëm italian Matteo Salvini kërkon regjistrimin e komunitetit rom me synim që të informohet se kush qëndron në mënyrë të paligjshme në vend.

Pas mbylljes së porteve para pak ditësh ndaj anijeve me emigrantë klandesitnë që mbërrijnë përmes detin Mesdhe drejt brigjeve italiane, Matteo Salvini ka deklaruar se Ministria e tij po punon për hartimin e një dosieri mbi çështjet e popullsisë rome në territorin italian.

Për mediat vendase kreu i Ligës së ektremit të djathtë njëkohësisht edhe ministër i Brendshëm i vendit Salvini u shpreh se për fat të keq qeveria e re duhet t’i mbajë romët italianë sepse nuk mund t’i dëbojë ata. 

Komentet e Salvinit tërhoqën një sërë kritikash të menjëhershme nga Partia Demokratike, e cila këto deklarata i cilësoi si thirrje të një “spastrimi Etnik”. Pas komenteve nga Partia Demokratike i menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i ministrit Salvini i cili tha se qeveria nuk ka si qëllim largimin e romëve por synon që me anë të këtij regjistrimi të mbrojë fëmijët rom të cilit ishin të ndaluar nga prindërit e tyre të frekuentonin shkollat.

Ai shtoi gjithashtu se me anë të këtij regjistrimi donte të kontrollonte se si shpenzoheshin fondet e Bashkimit Europian të akorduara për të ndihmuar komunitetet e margjinalizuara. Salvini tërhoqi vemendjen me politikat e tij kundër të huajve disa ditë më parë kur refuzoi anijen me mbi 600 emigrantë afrikanë të cilët u mirëpriten më pas nga qeveria spanjolle.

Në Itali jetojnë me mijëra romë të njohur si “ciganë” dhe “nomandë” të cilët janë të përjashtuar nga shoqëria pasi jetojnë në periferi të qyteteve të mëdha dhe në skajet e shoqërisë.

Romët me nënshtetësi të huaj e pa leje qëndrimi do të dëbohen, ndërsa romët me shtetësi italiane do të qëndrojnë në Itali.

Matteo Salvini, Ministri i Brendshëm italian

Por ndaj deklaratave të numrit një të Ministrisë së Brendshme italiane ka ardhur reagimi i Shoqatës së Romëve në Itali.

Kryetari i saj, Carlo Stasolla, ka deklaruar se “një regjistrim i popullsisë në bazë të etnisë, nuk e lejon Kushtetuta italiane.

Mos harrojmë, tha ai, se romët italianë janë të pranishëm në territorin italian prej më shumë se gjysmë shekulli dhe mjaft prej tyre janë më italianë se bashkëkombasit italianë.

Carlo Stasolla, kryetar i Shoqatës së Romëve në Itali

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Protesta/ Nga ora 09:45 bllokim qarkullimi në bulevardin pranë Bashkisë së Tiranës! Policia thirrje: Shmangni aktet e dhunës

Protesta/ Nga ora 09:45 bllokim qarkullimi në bulevardin pranë Bashkisë së Tiranës! Policia thirrje: Shmangni aktet e dhunës