Pas Shirokës, vijon procesi i dezinsektimit në Kavajë, ministrja Koçiu: Do vijojmë në gjithë vijën bregdetare

Pas Shirokës, vijon procesi i dezinsektimit në Kavajë, ministrja Koçiu: Do vijojmë në gjithë vijën bregdetare

Pas Shirokës, Programi Kombëtar i Dezinsektimit ka vijuar në zonën bregdetare, pikërisht në Kavajë, tek Mali i Robit.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu së bashku me drejtoreshën e ISHP-së, Eugena Tomoni, si dhe nënprefekti i Qarkut Tiranë, Parid Xhihani inspektuan nga afër procesin e dezinsektimit, i cili po kryhet në zonën bregdetare dhe urbane, sipas të gjitha standardeve për të minimizuar efektin negativ në natyrë dhe për të mbrojtur biodiversitetin e natyrës.

Ministrja Koçiu nënvizoi se ky program kombëtar i dedikohet tërësisht pastrimit nga mushkonjat në territoret me pushues.

Ajo theksoi rëndësinë e bashkëpunimit me pushtetin vendor për dezinsektimin edhe të sipërfaqeve që kanë bizneset private, sikundër edhe territori që mbulohet nga bashkitë e qarkut që të garantohet një mjedis sa më i sigurt dhe i shëndetshëm për pushuesit dhe turistët.

“Duhet fort që të respektohen masat higjieno-sanitare për të gjithë bizneset, gjithë operatorët privatë, që veprojnë. Jo pa qëllim kemi edhe Inspektoratin Shtetërore Shëndetësor, i cili gjithashtu kryen rol për të mbikëqyrur gjithë operatorët, bizneset private, gjithë strukturat akomoduese hoteliere të respektojnë masat higjieno-sanitare”, deklaroi Koçiu.

Ministrja e Shëndetësisë ka nënvizuar se dezinsektimit do të shtrihet në të gjithë vijën bregdetare, laguna dhe parqe, një proces i cili do të vijojë deri në tetor në varësi të kushteve meteorologjike. Monitorimi i vazhdueshëm do të kryhet çdo dy-tre javë, në varësi edhe të situatës.

Në Malin e Robit janë rreth 13 hektarësh kanale, pellgje, parqe, puseta, të cilat janë vlerësuar nga Njësitë Vendore të Kujdesit Shëndetësor në bashkëpunim me bashkitë, për sa i përket territoreve ku janë evidentuar larvat apo habitatet të cilat janë të rriskuara për prezencën e tyre.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?



×

Lajmi i fundit

Laskarina Bubulina dhe arvanitasit/ Auron Tare: Nuk kanë asnjë kontribut në çështjen shqiptare! Historiani Arben Llalla: Duhen nderuar

Laskarina Bubulina dhe arvanitasit/ Auron Tare: Nuk kanë asnjë kontribut në çështjen shqiptare! Historiani Arben Llalla: Duhen nderuar