Pensionet, ja kush do t'i nënshtrohet kontrolleve

Pensionet, ja kush do t'i nënshtrohet kontrolleve

Publikohet lista e personave që do i nënshtrohen kontrolleve mjekësore, nëse do të vijojnë të marrin pensionin e invaliditetit ose jo. Janë 322 persona të cilët nga data 19 qershor deri në 29 qershor do të bëjnë kontrollet mjekësore.

Gazeta publikon sot listën e plotë të këtyre personave, datat dhe orën e vizitave.

PENSIONI INVALIDITETIT, KUSHTET
Por si përfitohet pensioni i invaliditetit? Të ketë siguruar periudhën minimale të sigurimit. Merr pension invaliditeti të pjesshëm personi i siguruar që ka plotësuar periudhën minimale të sigurimit. Periudha minimale e sigurimit për pension invaliditeti është sa 3/4 e diferencës së moshës së personit të siguruar në kohën që bëhet i paaftë dhe moshës 20 vjeç dhe në 5 vitet e fundit para lindjes së të drejtës të ketë së paku 12 muaj sigurim shoqëror.

Të ketë humbur plotësisht aftësinë për punë, jo për shkak të aksidentit në punë apo sëmundjes profesionale. E drejta për të përfituar pension të pjesshëm invaliditeti fillon pas mbarimit të periudhës 6-mujore të trajtimit me raport mjekësor për paaftësi të përkohëshme në punë.

Vlerësimi nga KMCAP duhet të bëhet në muajn e pestë ose të gjashtë, para përfundimit të kësaj periudhe. Masa e përfitimit: a) Masa mujore e pensionit të pjesshëm të invaliditetit përbëhet nga pensioni bazë dhe nga një shtesë pensioni që llogaritet si pensioni i pleqërisë. Shuma bazë e pensionit iu jepet gjithë personave të siguruar;

b) Shtesa që iu jepet personave të punësuar, është 1 % për vit sigurimi shumëzuar me bazën mesatare të vlerësueshme neto, që i siguruari ka arritur nëpërmjet kontributeve gjatë gjithë historisë së tij kontributive;

c) Shuma e përgjithshme e pensionit nuk mund të jetë më e vogël se 75 për qind e pagës minimale neto në shkallë vendi. d) Pensioni i invaliditetit të pjesshëm është sa 50 përqind e pensionit të plotë të invaliditetit. Ai llogaritet në të njëjtën mënyrë si pensioni i plotë i invaliditetit.




Lista e personave që do të paraqiten në KMCAP epror për muajin Qershor 2018

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Meta në 'sulm', Milaim Zeka në 'Frontline': Arrestimet e mëdha bëhen fundjavave! Nuk mund askush të fitojë luftën ndaj Amerikës

Meta në 'sulm', Milaim Zeka në 'Frontline': Arrestimet e mëdha bëhen fundjavave! Nuk mund askush të fitojë luftën ndaj Amerikës