Përfituan nga amnistia, burokracia ‘mban peng’ të burgosurit në Fushë Krujë! Familjarët thirrje Manjës për zgjidhje

Familjarë të disa të dënuarve që vuajnë dënimin në IEVP Fushë-Krujë janë mbledhur përpara burgut pasi kanë që ditën ë djeshme që presin familjarët e tyre, të cilët përfitojnë nga amnistia por nuk janë liruar ende.

Sipas familjarëve shkak është bërë vonesa e zbardhjes së vendimit nga gjykata dhe ekzekutimi nga prokurorët, ndërkohë që dënimet në formë të prerë nga apeli janë marrë shumë muaj përpara.

Nga ana e drejtuesve të IEVP Fushë-Krujë, familjarëve i është thënë që duhet të presin një përgjigje tjetër nga prokuroria ose t’i drejtohen gjykatave, pasi afati i amnistisë ka përfunduar ditën e djeshme.

Ata i kërkojnë ministrit të Drejtësisë dhe institucioneve përkatëse të marrin masa për këtë ngërç burokratik, i cili po mban padrejtësisht familjarët e tyre në burg.

K.M/N.Xh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?



×

Lajmi i fundit

Hamas: Pa tërheqjen e ushtrisë izraelite nga Gaza nuk ka marrëveshje

Hamas: Pa tërheqjen e ushtrisë izraelite nga Gaza nuk ka marrëveshje