Përplasen dy mjete në aksin Korçë-Devoll/ Në aksident përfshihet makina e policisë, plagoset efektivja

Përplasen dy mjete në aksin Korçë-Devoll/ Në aksident përfshihet makina e policisë, plagoset efektivja

Foto Ilustruese

Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në aksin rrugor Korçë-Devoll, në afërsi të fshatit Plasë, ku janë janë përplasur mjetet tip "Volkswagen" me targa KO0456B me mjetin tip "BMW" me targa të huaja HBA3137. Nga informacionet  paraprake mësohet se nga përplasja e tyre, është përfshirë në aksident edhe një mjet i Policisë Rrugore, i cili ndodhej jashtë rrugës.

Për pasojë është plagosur lehtë drejtuesi i mjetit tip "Volkswagen", si edhe ka marrë dëmtime të lehta një punonjëse e Policisë Rrugore, të cilët po marrin ndihmë mjekësore në Spitalin e Korçës, ku aktualisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Dyshohet paraprakisht se shkak i aksidentit të ketë qenë shpejtësia me të cilën ecte drejtuesi i mjetit tip "Volkswagen". Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkaku

Informacion Paraprak

Më datë 18.07.2018, jemi njoftuar se në aksin rrugor Korçë-Devoll, në afërsi të fshatit Plasë, janë përplasur mjetet tip "Volkswagen" me targa KO0456B me mjetin tip "BMW" me targa të huaja HBA3137.

Nga përplasja e tyre, është përfshirë në aksident edhe një mjet i Policisë Rrugore i cili ishte i pozicionuar jashtë rrugës. 

Për pasojë është plagosur lehtë drejtuesi i mjetit tip "Volkswagen", si edhe ka marrë dëmtime të lehta një punonjëse e Policisë Rrugore, të cilët po marrin ndihmë mjekësore në Spitalin e Korçës, jashtë rrezikut për jetën.

Dyshohet paraprakisht se shkak i aksidentit të ketë qenë shkelja e rregullave të qarkullimit nga ana e drejtuesit të mjetit tip "Volkswagen". Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkaku.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

21 janari, CRIME STORY publikon për herë të parë dokumentet e hetimit të panjohur! Sonte në 22:00 në Report Tv

21 janari, CRIME STORY publikon për herë të parë dokumentet e hetimit të panjohur! Sonte në 22:00 në Report Tv