POP 5

Lajmet më të lexuara të 5 minutave të fundit

Prekëse, 99 vjeçari përshkon çdo ditë dhjetëra km, viziton gruan e paralizuar në spital (VIDEO)

I moshuari duke takuar gruan në spital

Historia e një 99-vjeçari nga New Yorku është një nga historitë më të bukura të dashurisë. Lyther Young e viziton bashkëshorten e tij çdo ditë, e cila ndodhet e shtruar në spital në Rochester të Nju Jorkut, pavarësisht nëse koha është me diell apo me shi. 

Veterani i Luftës së Vietnamit, ecën për çdo ditë nga dhjetë kilometra, që nga viti 2009 kur ajo u shtrua në spital, si pasojë e tumorit në tru.

Momenti kur i moshuari takon gruan në spital

Prej atëherë ajo është paralizuar, ndaj duhet të shtrohej shpesh për disa  muaj, derisa humbi ndjenjat dhe nuk i ngrit më.

Pa gruan time, nuk jam asgjë. Ajo është filxhani im i çajit, më i miri që e kam shijuar.

Lyther Young

Ecjen ai e bën me shumë dëshirë dhe refuzon të pret autobusin, pasi dëshiron që sa më parë ta takojë gruan, me të cilën është i martuar për 55 vjet. Madje, nganjëherë vrapon, sepse nuk durohet. Të gjithë këtë,  e kryen për të dëshmuar sa i fort dhe vital është, por që të takojë dashurinë e jetës së tij, e cila ishte shumë e përkushtuar për të dhe familjen.

a.me.
Komento