POP 5

Lajmet më të lexuara të 5 minutave të fundit

Presidenti si “Babagjyshi i Vitit të Ri”, mes studentëve!

Presidenti Ilir Meta

Presidenti Ilir Meta e gjeti mënyrën për të dalë në shesh me studentët, ashtu siç zakonisht di të bëjë LSI. Duke premtuar para.

Pas një distance të gjatë dhe të lodhshme mes tij dhe gruas së tij, që drejton opozitën, ai i dha fund këtij ‘teatri’ dhe vendosi të dalë vetë në shesh me studentët. Madje thirrja e Kryemadhit, që LSI të dorëzojë teserat dhe t’i bashkohet studentëve, duket se është dëgjuar fillimisht prej tij. Ai ka dorëzuar një moment mandatin e Presidentit dhe është bërë protestuesi më i rëndësishëm, pasi është protestuesi që ka caktuar dhe buxhetin e protestave.

Ai i ka kërkuar qeverisë të rishikojë ligjin e Buxhetit dhe të përfshijë në të kostot financiare që burojnë nga kërkesat e studentëve. Kjo është mënyra më ekstreme se si ai të gjendej në sheshin para Kryeministrisë, edhe pse fizikisht është jashtë Shqipërisë.

Kthimi i ligjit të buxhetit në Parlament, nuk përbën ndonjë shqetësim ligjor, pasi ekziston koha e mjaftueshme që të miratohet sërisht brenda Dhjetorit. Por kërkesa e Presidentit të vendit që ka vepruar në këtë rast si President i LSI, tregon se LSI do që të marrë dhe meritën financiare të “protestës” studentore.

Ky është akti i parë politik, ku opozita është përfshirë zyrtarisht në debatin financiar për kërkesat e studentëve. Deri më sot opozita është e interesuar të mbajë gjallë protestën, me shpresë se Rama nuk do hapë rrugë, se sa të mbyllë protestën duke parë Edi Ramën si ua plotëson kërkesat. Akti i Ilir Metës tregon se ai është i pari që e shikon zgjidhjen afër dhe vrapon të shfaqet tek Buxheti si “Babagjyshi i Vitit të Ri”.

E vërteta është se nuk duket se qeveria ka ndonjë ngërç që të zgjidhë kërkesat, por kërkon një debat të gjerë me studentët dhe aktorët e tjerë të botës universitare, për të ardhmen e arsimit të lartë.

Sa më shumë të vonojnë studentët të përfshihen në këtë debat, aq më shumë aktorë politikë do të hyjnë dhe do të relativizojnë fuqinë e protestës së tyre.

Takimi i sotëm i Edi Ramës me Rektorët dhe Dekanët e fakulteteve, të cilët e shikojnë me frikë protestën e studentëve për shkak të kërkesës për arsim cilësor, ishte një shembull i qartë se si profesoriati I Universitetit publik, mund të heshtë para një situate të tillë. Edhe sikur kjo të ishte një protestë minatorësh apo infermierësh, pedagogët  do të duhej ta thoshin fjalën e tyre, pasi ajo ka shumë rëndësi për shoqërinë.

Pedagogët dhe akademikët janë shtresa më e pavarur e shoqërisë dhe mendohet të jetë dhe më e kualifikuara. Por fshehja e tyre si “struci” në këto momente, kur beteja në fakt është për Universitetin, është heshtje bashkëfajtori.

Në këto kushte politikanët, ata që e duan lëvizjen studentore dhe energjinë e saj për vete të tyre, po tregohen më të shkathët.

LSI bëri thirrje hapur të jetë pjesë e protestës së studentëve… Lulzim Basha edhe pse është i padëshiruar tek studentët, në fakt është fuqia kryesore logjistike e protestës. Biles sonte po bën gati dhe çadrën për ta.

Ndaj dhe gjesti i Presidentit Meta i vë kapakun politizimit ekstrem të protestës. Por e bëri që e bëri, të çojë dhe depuetët e LSI në Komisionin e Arsimit dhe të diskutojnë për mënyrën se si do financohen kërkesat. Ndoshta dhe kampingun e Jalës për studentët qëndrestarë të LSI, në protestë./ TEMA

d.ba.
Komento

Komente

  • Lumi: 15/12/2018 19:29

    Hallall !Mero ku e gjen e gjen .Futja kot se nuk ti lezon kush pa merak .

    Përgjigju
  • PIKA QE S'U BIJE: 13/12/2018 23:13

    KUR FUTET META TE STUDENTET DHIMBJA ESHTE ME E MADHE .HAJDUTI DO GJEJE HAJDUTET ?? VETEM babagjysh meta eshte per moniken dhe kalamajte e tij studente qe jetojne e studiojne haste shtetit me lukse me te medha se mbesat e niperit e MBRETERESHES ELISABET.

    Përgjigju
  • Konjak: 13/12/2018 21:27

    Bravo Mero.Eke pitikur kete shkrim .Epo s'e ke kot, koken si te Duces.

    Përgjigju