Ish-ministri i Shëndetësisë, Tritan Shehu, ka reaguar për pr.ligjin “Për shëndetin seksual dhe riprodhues”, i cili është hedhur në konsultim publik. Në një reagim në rrjetet sociale, Shehu shkruan se përmes këtij ligji, “Shqipëria do të kthehet në një ferme ndërkombëtare uterusesh për veprimtari kriminale, në funksion të grupeve mafioze, brenda e jashtë vendit”.
Sipas deputetit demokrat, ky është një ligj anti-nënë, anti-fëmijë, anti-familje e anti-jetë! Shehu thotë se ky pr.ligj nuk duhet miratuar.
“Parlamenti Europian shpall Krim shfrytëzimin e “Uterusit me qira”! Dje u votua rezoluta e PE me 563 vota pro. Vende të tjera si Italia, kane legjislacione edhe me të ashpra kundër kësaj procedure. Ndërsa Rilindja paraqet një projekt ligj për “Legalizimin” në Shqipëri të këtij procesi të rrezikshëm, diskriminues për Gruan, Fëmijën e Familjen!
Kjo tentativë duhet bllokuar që në parim si e pa pranueshme për vlerat e kolonat mbi të cilat ndërtohen marrëdhëniet e Nënës me Fëmijën, Familja vetë. Pavarësisht “fjalëve” te tjera “kufizuese” të vendosura në ligj për të mjegulluar e sheqerosur këtë proces, esenca është “hapja e portave” ndaj “uterusit me qira”, ose si quhet ndryshe “surrogato”.
Në një kohë kur në Shqipëri kjo procedurë nuk përbën asnjë shqetësim publik. Në një kohë kur në Shqipëri sistemi ynë shëndetësor ka kaq shumë probleme madhore e nevoja për ligje të tjera thelbësore të nivelit europian.
Pra, qëllimi lexohet qartë “midis rreshtave”: Krijimi në Shqipëri i një “ferme ndërkombëtare uterusesh” për veprimtari kriminale, në funksion të grupeve mafioze, brenda e jashtë vendit. E shoqëruar kjo me pjesën tjetër të ligjit për “lehtësimin” e abortit si periudhë shtatzënie e procedurash… E bëjnë këtë projekt ligj në tërësi një tentative kriminale, anti-nënë, anti-fëmijë, anti-familje e anti-jetë”, shkruan Shehu.
Lajmi kryesor:
Pr.ligji për shëndetin riprodhues e nënat surrogate, ministrja i përgjigjet opozitës: U hodh në konsultim publik, reflekton praktikat ndërkombëtare
SI.E./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?
-
Po
63.7%
-
Jo
29.4%
-
Nuk e di
6.8%
Vota total: 4310
Lajme të tjera
-
OBSH: Shqipëria me numrin më të ulët të mjekëve për banorë në Europë më 2020
2 Maj, 07:48
-
Shintigrafia 4 muaj jashtë shërbimit, trajtimi i fundit që prej janarit! QSUT për Report TV: Nuk kemi jod, jemi në procesi prokurimi
28 Prill, 13:02
-
Prag sezoni turistik, dezinsektimit do të nisë nga Shkodra! Koçiu: Gati për sezonin! Beci: Në kohën e duhur
26 Prill, 21:53
-
Pr/ligji për shëndetin riprodhues, Ministrja Koçiu: Jemi në konsultim publik,mirëpresim sugjerimet! Së shpejti lista e re e barnave të rimbursueshme
24 Prill, 12:48
-
Pr.ligji për shëndetin riprodhues e nënat surrogate, ministrja i përgjigjet opozitës: U hodh në konsultim publik, reflekton praktikat ndërkombëtare
24 Prill, 09:49
-
Pr/ligji për shëndetin riprodhues e nënat surrogate, kryetarja e komisionit të Shëndetësisë: U hartua në skutat e klinikave private! I hap rrugë monopolit e skllavërisë moderne
23 Prill, 11:30
-
Dy muaj e gjysmë jashtë funksionit, pamjet nga dëmi i shkaktuar nga zjarri në Urgjencën e QSUT-së! Vijon puna për rikthimin në normalitet
23 Prill, 09:13
-
Bonusi i bebes, nga viti 2019 përfituan mbi 210 mijë fëmijë
23 Prill, 08:18
-
Projektligji i ri njeh surrogacinë, teologu: Surrogacia mund të quhet dhe prostitucion! Mjeku: Krahasim i tepruar
22 Prill, 14:52
-
QSUT 4 muaj pa shintigrafi, mungon sërish jodi për funksionimin! Një muaj pas denoncimit të Report Tv MSH s’e siguron! Dhjetëra pacientë te privati
22 Prill, 13:32
-
Programi për kujdesin e shikimit, mbi 55 mijë fëmijë kryen kontrolle
22 Prill, 12:50
-
Pr/ligji për shëndetin riprodhues/ Njihen nënat surrogate, i hap rrugën abortit mbi 16 vjeç
19 Prill, 17:16