Probleme në Rinas, Fly Ernest anulon 3 fluturime, kaos tek qytetarët
Vazhdojnë problemet me fluturimet në aeroportin “Nënë Tereza”. Kësaj here është kompania Fly Ernest, që ka anuluar 3 fluturime, ndërsa 2 fluturime të tjera janë vonuar.
Foto ilustruese
TIRANË - Vazhdojnë problemet me fluturimet në aeroportin “Nënë Tereza”. Kësaj here është kompania Fly Ernest, që ka anuluar 3 fluturime, ndërsa 2 fluturime të tjera janë vonuar.
Janë anuluar fluturimet e: Pisas i parashikuar të nisej në 10:30 dhe të Milanos, i parashikuar në 15:15 ndërsa është vonuar fluturimi i orës 20:20 drejt këtij destinacioni dhe fluturimi nga Pisa drejt Tiranës.
Fluturimi nga Tirana në Milano (Malpensa) i parashikuar të nisej në 20:20 është vonuar dhe nuk ka ende një njoftim se kur do të nisen udhëtarët të cilët kanë shprehur shqetësimin e tyre në Report Tv.
“I morëm në telefon kompaninë, por i kanë të gjithë numrat të mbyllur. S’kemi ku të marrim asnjë informacion për situatën që është krijuar", është shprehur një nga qytetarët për Report Tv.
Ende nuk ka një reagim nga kompania Fly Ernest për këto vonesa. Ndërkohë, Aeroporti Nënë Tereza bëri të ditur anulimin e dy fluturimeve paradite. Fluturimi i 3-të i anuluar është ai nga Milano drejt Tiranës, i parashikuar të nisej në orën 19:35.


3 fluturimet e anuluara nga Tirana drejt destinacioneve italiane dhe një fluturim tjetër i anuluar nga Milano drejt Tiranës.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
20 Shkurt, 10:37
Primaret në PD, a mendoni se do të jetë një proces i drejtë?
-
Po
54.2%
-
Jo
41.9%
-
Nuk e di
3.9%
Vota total: 7485
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Lufthansa pezullon fluturimet për në Lindjen e Mesme për shkaqe sigurie
7 Gusht 2024, 15:44
-
Linjat ajrore pezullojnë fluturimet në Izrael dhe Liban
4 Gusht 2024, 13:36
-
Mbi 10.000 pasagjerë të prekur nga anulimi i fluturimeve në Britani
8 Korrik 2024, 20:34
-
DENONCIMI: WizzAir lë 200 shqiptarë në aeroportin e Pragës (Video)
25 Mars 2024, 20:44
-
Anulohen 164 fluturime në Londër, shkak mungesa e kontrollorëve
26 Shtator 2023, 11:38
-
VIDEO/ Turbulenca në fluturimin Milano-Atlanta, 11 të lënduar
30 Gusht 2023, 15:31
-
VIDEO/ Moti i keq ‘mbërthen’ Gjermaninë, aeroporti i Frankfurtit bllokohet për orë të tëra! Anulohen 70 fluturime
17 Gusht 2023, 10:08
-
Trazirat në Niger! Junta merr vendimin, mbyll hapësirën ajrore për shkak të rrezikut
7 Gusht 2023, 13:54
-
Në gusht nisin të gjitha fluturimet Kosovë-Shqipëri
6 Gusht 2023, 13:16
-
Video virale në Tik Tok, gruaja kërkon të dalë me urgjencë nga avioni: Dua të zhdukem, pasagjeri i ulur ngjitur me mua s'është i vërtetë
6 Korrik 2023, 09:38
-
Kompania Wizz Air braktis pasagjerët në Rinas, shtyhen 2 udhëtime drejt Italisë! Mbi 9 orë pritje për në Milano, mbi 6 orë për në Romë
1 Prill 2023, 08:23
-
Minus 10 gardë celsius, temperaturat e ulëta anulojnë 100 fluturime në Londër
23 Janar 2023, 15:30
Mund ta kuptoni qe si konsumator te BE gjdo kompani me fluturim nga dhe drejt europes duhet te rimbursoje ose tju proposoje zevendesim dhe demshperblim udhetarve. Ekzistojne kabinete avokatesh qe bejne procedutra kolektive dhe pa asnje kosto per udhetarin. Po si gjithmone gazetaret dhe udhetaret e shqiperise duhet te ankohen per mungesen e institucjoneve apo sherbimin fantazem qe ofrojne. Zgjohu shqipetar jeton ne Europe shkon ne europe ka ligje dhe mbrojtje ndaj konsumatorit dhe ju a garantoj 200 kerkesa per demshperblim dhe rimbursim bejne me shume pune se nje deklarate e pozites apo opozites.
PërgjigjuKur ska shtet. Nuk mbeti rob e kompani pa e vjedh shqiptarin
PërgjigjuE tmerrshme kjo qe po ndodh.faji eshte i autoriteteve italiane qe i kane licensuar keto kompani dhe nuk i heqin licensen.Shqiperia po nuk ishte ne BE nuk ka asnje rol per kompani qe licensohen ne nje vend te BE.Prandaj pd duhet te miratoje reformat e integrimit.Cdo gje ka nje kuptim. Ai qe ka shkruar me lart eshte heq nga puna dhe prandaj reagon keshtu.haha
PërgjigjuPo perseriten raste te shumta si nga kjo firme dhe nga Blu Panorama . Duhet qe drejtori i aviacionit civil te pushohet nga puna dhe ktyre kompanive fantazma ti hiqet licensa per fluturime ne teritirin shqiptar . Po tallen me qytetaret jwta te degjeneruar
Përgjigju