Prokurori i sëmurë dhe lëvizje të reja, shtyhet sërish pretenca për Shullazin, avokatët: ‘Akuza’ ka frikë (Detaje)

TIRANE-Shtyhet sërish pretenca për grupin e Emiljano Shullazit. Shkak për shtyrjen është bërë kërkesa e prokurorit të ri të dosjes Besim Hajdarmataj dhe raporti i prokurorit tjetër Eneid Nakuçi, i cili nuk është paraqitur, pasi është sëmurë. Hajdarmataj ka kërkuar kohë që të njihet me dosjen Shullazi, prandaj kërkoi shtyrjen e seancës për pretencën.

Avokatët kanë kërkuar përjashtimin e prokurorit, ndërsa Hajdarmataj është shprehur se nuk ka asnjë konflikt interesi me këtë dosje. Besim Hajdarmataj u komandua nga drejtuesja e Prokurorisë së Krimeve të Rënda Donika Prela duke zëvendësuar Elisabeta Imerajn në këtë dosje, e cila u komandua Drejtuese e Prokurorisë së Tiranës nga Arta Marku.

Në seancën e sotme askush nga të pandehurit nuk ishte i pranishëm, ndërsa avokatët lëshuan akuza të forta në drejtim të prokurorisë për zvarritje të procesit. Avokati Ravik Gura u shpreh se ‘Besim Hajdarmataj ka sajuar prova në këtë hetim. Kam kërkuar në mënyrë të përsëritur që të vijnë në vëmendje ndërhyrjet e tij. Jemi përpara një veprimi administrativ të organit të akuzës, që e vendosi atë, kjo shkelje nuk duhet toleruar’.

Ndërsa avokati tjetër i të pandehurve, Vladimir Meci tha se ‘ky proces po zvarritet, prokuroria nuk është gati, procedimi është pa prova, është i paligjshëm. U vërtetuan provat tona me paligjshmërinë e prokurorisë, ata janë të trembur’.

/b.ha./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë