TIRANË- Është zhvilluar ditën e sotme protesta e Diasporës para godinës së Kryeministrisë. Protestës së tyre iu bashkuan edhe banorët e Astirit, të cilët vendosën që ditën e 55-të të protestës ta zhvillonin para godinës së Kryeministrisë.

Gjatë protestës, fjalën e ka marrë edhe organizatori i saj Genc Sejko, i cili nuk la pa përmendur faktin që nuk kishte marrë leje nga Policia për tubimin paqësor të emigrantëve.

“Po ndalojnë protestën e patriotëve shqiptarë. Donin ta ndalonin protestën por ne jemi këtu. Shqiptarët janë këtu. Kur diskutuam që të vinim këtu dhe të flisnim pa arrogancë dhe ne tani jemi këtu për ccdo arsye që i ka bërë qytetarët që të protestojnë. Jemi këtu për të gjitha. Faleminderit që jeni këtu. Nesër do të jemi prapë këtu,”- tha Sejko gjatë fjalës së tij.  

Një prej banorëve protestues i Unazës së re, tha se ata nuk protestojnë vetëm për vete, por për të gjithë shpatarët. Më tej shtoi se të gjithë duhet t’i mbështesin jo vetëm ata por dhe protestën e diasporës.

“Ndryshimet e qeverisë së Ramës ishin të kota, ne duam që ai të ikë nga qeveria”, shtoi banori.

Gjithashtu protestës së Dasporës i është bashkuar edhe një grup protestues për mbrojtjen e Teatrit dhe një grup nga studentët. 

Protesta e Diasporës disa ditë më parë ka kërkuar leje në Policinë e Shtetit por kjo kërkesë është refuzuar me arsyetimin se ‘pengon lëvizjen e mjeteve të emergjencës, qarkullimin e mjeteve të transportit publik dhe privat, ndërpret veprimtarinë e institucioneve’. Drejtoria e Policisë së Tiranës ka paralajmëruar se në rast proteste drejtuesit dhe pjesëmarrësit do të procedohen. Protesta e Diasporës do të zhvillohet edhe nesër dhe pasnesër në orën 12:00 para godinës së Kryeministrisë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:04
‘Ndryshimet e qeverisë së Ramës ishin të kota’, banori i Astirit në protestën e Diasporës

Një prej banorëve protestues i Unazës së re, tha se ata nuk protestojnë vetëm për vete, por për të gjithë shpatarët. Më tej shtoi se të gjithë duhet t’i mbështesin jo vetëm ata por dhe protestën e diasporës.

“Ndryshimet e qeverisë së Ramës ishin të kota, ne duam që ai të ikë nga qeveria”, shtoi banori.

Ora 17:47
Pas 40 minutash rrugë në këmbë, banorët e Astirit i bashkohen protestës së Diasporës

Pas rreth 40 minutash, protestës së Diasporës i janë bashkuar edhe banorët e zonës së Unazës së Re. Ata u nisën në këmbë nga Astiri, ku edhe kanë 55 ditë që protestojnë, për tju bashkuar shqiptarëve që jetojnë jashtë Shqipërisë në protestën e tyre para godinës së Kryeministrisë.  

Ora 17:28
Protesta e Diasporës, emigranti: Të marrim nga një hu dhe ti nxjerrim përjashta, të formojmë një parti nacionaliste

Pas fjalës së organizatorit të protestës së Diasporës, fjalën e ka marrë një emigrant i cili vinte nga Amerika.

“Të marrim nga një hu dhe ti nxjerrim përjashta. Ka ardhur koha për ndryshim. Të formojmë një parti nacionaliste. Studentat kanë një kauzë të fortë,”- tha protestuesi. 

Ora 17:16
Organizatori i protestës së Diasporës: Donin të na ndalonin por ne jemi këtu

Në protestën e Diasporës, fjalën e parë e ka marrë organizatori Genc Sejko. Në fjalën e tij, Sejko falenderoi të gjithë të pranishmit. 

“Po ndalojnë protestën e patriotëve shqiptarë. Donin ta ndalonin protestën por ne jemi këtu. Shqiptarët janë këtu. Kur diskutuam që të vinim këtu dhe të flisnim pa arrogancë dhe ne tani jemi këtu për ccdo arsye që i ka bërë qytetarët që të protestojnë. Jemi këtu për të gjitha. Faleminderit që jeni këtu. Nesër do të jemi prapë këtu,”- tha Sejko.

Ora 19:59
‘Shqiptarët janë këtu’/ Protesta e Diasporës para Kryeministrisë